Paris, 17 shkurt 2024 – E përditshmja franceze “Le Monde”, në një shkjrim të botuar të premten, me rastin e 16 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, e ka vlerësuar punën e Qeverisë së Kosovës dhe të Kryeministrit Albin Kurti.
Një pjesë e mirë e shkrimit fokusohet në përpjekjet e Kurtit për vendosjen e kontrollit të plotë në pjesën veriore të Kosovës.
“Kryeministri i vendit të vogël ballkanik ka marrë përsipër t’i japë fund mbikëqyrjes faktike të ushtruar nga Beogradi mbi rajonet e populluara nga minoriteti serb”, shkruan “Le Monde”, në shkrimin me titull “Në Kosovë, Albin Kurti është në prag të fitores së betejës për kontrollin e veriut të vendit”.
Shkrimi i “Le Monde” nis me protestën e serbëve në Mitrovicën Veriore kundër rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës për transaksionet me para të gatshme, e cila e pamundëson përdorimin e dinarit serfb në Kosovë.
“Të hënën më 12 shkurt, mezi disa mijëra serbë të Kosovës u mblodhën në rrugën kryesore të ‘kryeqytetit’ të tyre, Mitrovicës Veriore, për të protestuar kundër ndalimit të tregtimit me dinarë serbë. Një masë e marrë nga kryeministri, Albin Kurti, i cili ëndërron t’i detyrojë rreth 100 mijë serbë të këtij vendi të vogël ballkanik, me shumicë të madhe shqiptare, që më në fund të përdorin monedhën zyrtare në fuqi, euron”, shkuan gazeta francize.
“Le monde” shkruan se Kurti, të cilin e cilëson “nacionalist shqiptar i majtë” po e bën, siç thotë, “atë që kanë dështuar të gjithë paraardhësit e tij: t’i japë fund mbikëqyrjes së ushtruar de facto nga Beogradi” në katër komunave veriore të Kosovës.
“Në moshën 48-vjeçare, zoti Kurti po e arrin atë që kanë dështuar ta bëjnë të gjithë paraardhësit e tij: t’i japë fund mbikëqyrjes de facto nga Beogradi të jetës së përditshme të serbëve që jetojnë në këto katër komuna në veri të këtij qyteti të ndarë të cilët ende vazhdojnë të refuzojnë njohjen e sovranitetit të këtij shteti që, megjithatë, po përgatitet që të shtunën të festojë gjashtëmbëdhjetë vjetorit e pavarësisë së tij”, shkruan “Le Monde”.
Gazeta shkruan se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës që e ndalon përdoreimin e dinarit serb në pagesat me para të gatshme është veprimi i fundit i qeverisë së udhjëhequr nga Kuerti për kthimin e kontrollit në pjesën veriore të Kosovës.
“Valuta, por edhe targat, kartat e identitetit, bankat, numrat e telefonit… Deri në vitin 2021, pothuajse gjithçka në nivelin lokal kontrollohej nga Serbia. Por, zoti Kurti që kur ka ardhur në pushtet, është përpjekur që hap pas hapi t’i japë fund kësaj situate që prej kohësh e kishte shndërruar këtë rajon, më të vogël se Val-d’Oise, në një zonë të ndaluar, larg mafias. I fiksuar pas këtij objektivi, ky njeri, i njohur për ashpërsinë e tij, injoron në mënyrë të shkëlqyer thirrjet për moderim nga fuqitë perëndimore që e kanë mbështetur Kosovën që nga lufta e vitit 1999”, shkruan “Le Monde”.
E përditshmha franceze sjell një vlerësim të Kurtit për punën e qeverisë së tij.
“Ditë pas dite sundimi i ligjit po përhapet në të katër anët e Republikës së Kosovës, siç e kemi premtuar”, citohet të ketë thënë Kurti, në tre-vjetorin e ardhjes së tij në pushtet.
(r.m.)