Filmi “Oppenheimer” fitoi shumicën e çmimeve “Bafta”

Londër, 19 shkurt 2024 – Filmi “Oppenheimer” i ka rrëmbyer shumicën e çmimeve “Bafta”, duke përfshirë ato për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë, aktorin më të mirë, dhe aktorin më të mirë në rol dytësor.

Filmi në regji të Christopher Nolanit për J Robert Oppenheimer, fizikantin që konsiderohet babai i bombës atomike, i ka fituar gjithsej shtatë çmime në ceremoninë e mbajtur të dielën në Londër.

Cillian Murphy, i cili e ka fituar çmimin e aktorit më të mirë, e falënderuar regjisorin Nolan që është “gjithmonë në kërkim të përsosmërisë”.

Robert Downey Jr e ka fituar çmimin e aktorit më të mirë në rol dytësor, për rolin në film si udhëheqës i Komisionit për Energji Atomike.

Emma Stone është shpallur aktorja më e mirë për rolin e saj në filmin “Poor Things”.

Vetë filmi “Poor Things” i ka fituar pesë çmime, përfshirë ato për dizajn kostumesh, për grim dhe për efekte vizuale.

Da’Vine Joy Randolph e ka fituar çmimin e aktores më të mirë në rol dytësor për rolin e saj në filmin “The Holdovers”, në të cilin ajo e luan rolin e një kuzhiniereje të mërzitur.

Filmat tjerë që kanë fituar më pak çmime janë: “Anatomy of a Fall”, “The Zone of Interest” dhe “The Boy and The Herson”.

(REL)