“Reporterët pa kufij”: Shqipëria mes vendeve “problematike” për lirinë e medies

Paris, 20 prill 2021 – Shqipëria ka bërë një përparim simbolik në fushën e të lirisë së shtypit gjatë vitit 2020, por ende renditet në mesin e vendeve “problematike”.

Në raportin eorganizatës ndërkombëtare për lirinë e medies “Reporters sans forntiers” (Reporterët pa kufij) për vitin 2020 Shqipëria është renditur në vendin e 83-të, një vend më mirë se në vitin paraprak, kur ishte në vendin e 84-të.

Në pjesën e raportit për Shqipërinë kujtohet përpjekja e qeverisë shqiptare për miratimin e ligjit kundër shpifjes, pavarësisht kundërshtimeve të medies dhe organizatave përlirinë e medies.

“Qeveria e shtoi trysninë mbi median në vitin 2020, duke kërcënuar përsëri me miratimin e një ligji kundër shpifjes, pavarësisht kritikave nga organizatat e lirisë së shtypit dhe këshillimit kundër tij nga Komisioni i Venecias”, thuhet në raport.

“Ky ligj ka të ngjarë të çojë në rritje të censurës në një vend ku qeveria tashmë kufizon qasjen e gazetarëve në informacionin e kontrolluar nga shteti dhe përdorë ndarjen e licencave për të kontrolluar peizazhin e mediave transmetuese”,thuhet më tutje në raport.

“Sjellja e qeverisë ndaj medias inkurajoi biznesmenët dhe zyrtarët pro-qeveritarë të padisnin gazetarët, ndërsa përdorimi i gjuhës denigruese i ka shndërruar gazetarët në shënjestra të mundshme sulmesh”, thuhet në raport.

Aty theksohet se sulmet fizike ndaj gazetarëve në Shqipëri janë të zakonshme, ndërsa autoritetet kanë dështuar t’i dënojnë autorët e këtyre sulmeve.

Në raportin e organizatës “Reporterët pa kufij”, thuhet se pozita e medies në Shqipëri u përkeqësua për shkak të masave kufizuese për pandeminë dhe mungesës se ndihmën nga qeveria

Në raport thuhet se, në fillim të krizës së koronavirusit, kryeministri Edi Rama e nxiti publikun “të mbrojë veten nga media” dhe refuzoi t’ ndihmonte mediet kur pandemia përkeqësoi problemet financiare deri në atë masë sa botimi i gazetave u ndërpre për rreth gjashtë javë, ndërsa të ardhurat nga reklamat ranë për shkak se disa programe u pezulluan pasi që qeveria ndaloi praninë e më shumë se dy personave në studio.

Në raport janë përfshirë edhe “psërpjekjet për krimninalizimin” e gazetarëve gjatë protestave.

“Përpjekjet për të kriminalizuar gazetarinë u rishfaqën kur policia arrestoi dhe keqtrajtoi gazetarët gjatë demonstrative”, thuhet në raport.

Aty përfshihen edhe akuzat për korrupsion dhe krim të organizuar ndaj dy kanaleve televizive që janë kritike ndaj qeverisë dhe ndaj Bashkisë së Tiranës, Ora News TV dhe Channel One, në verë të vitit 2020.

Raporti i organizatës “Reporterët pa kufij” vë në pah se me gjithë kërcënimet ndaj pavarësisë së tyre editoriale, mediet në Shqipëri krijuan një platformë për vetë-rregullim etik, e para e këtij lloji në vend.

(r.m.)