Nga Beqir Sina
BROOKLYN, NEW YORK: Marko Kepi, një i ri shqiptaro-amerikan, filloi sot në Brooklyn fushatën për asamblenë e shtetit të Nju Jorkut
Duke e hapur zyrtarisht fushatën nga mjediset restorantit “Tatiana Grill” në lagjen Brighton Beach në Brooklyn, krahas dhjetra mbështetsve të tij amerikanë dhe shqiptarë, ishin edhe disa liderë republikanë nga Brooklyni dhe Staten Islandi, të cilët ishin ata që deklaruan se Partia Republikane, duhet t’ia besojë kanidaturën për në Senatin e Shtetit të Nju Jorkut, politikanit republikan Marko Kepi.
Markoja, i cili ka ardhur në SHBA në moshë të vogël, tha se ai garon, me motivacionin : “Duhet të bashkohemi për të shpëtuar vendin tonë nga e majta radikale dhe politikat e tyre të dështuara”
Kandidati i ri republikan tha se kësaj radhe ai ka marrë edhe mbështetjen e fuqishme të udhëheqësve republikan në Staten Island dhe Brooklyn, ndërsa ai shpreson që të mobilizojë votuesit republikan në këtë pjesë të votuesve në garën e vështirë që e pret më 5 nëntor.
Gara ku do të përfshihet kësaj radhe Marko Kepi, është interesante ngase republikanët e senatit të Nju Jorkut, pretendojnë të fitojnë edhe tre kandidat, për të marrë shumicën ne NYS Senate, dhe këto zgjedhje do të koinçidojnë me betejen më të madhe zgjedhore amerikane atë për Shtëpinë e Bardhë.
Politikani i ri i Nju Jorkut, Marinsi Marko Kepi, e zyrtarizoi të dielën (25 shkurt 2024), kandidaturën republikane për në zgjedhjet e përgjithshme të 5 nëntorit, teksa ai njoftoi se kërkon një mbështetje të votuesve republikan për në asamblenë shtetërore të NYS Senate.
Nën siglën e Partisë Republikane, ai kësaj radhe do të kandidoi për zgjedhje në Senatin e Shtetit të Nju Jorkut për të përfaqësuar Distriktin 23të, pa votime paraprake, kështu të paktën deklaruan udhëheqësit republikan nga Staten Island dhe Bruklin, sot në hapje të fushatës së tij.
Fushatën e Marko Kepit e hapën me fjalimet e tyre elektrizuese figurat më prominente të Partisë Republikane në Staten Island dhe një pjesë e Brooklyn-it, duke përfshirë kryetarin e degës republikane Richie Barsamian, ish-senatorin Marty Golden, ish-kongresmenin Michael Grimm, asambleistin Alec Brook-Krasny dhe asambleistin Michael Novakov.
Marinsi Marko Kepi, është një nga politikanët më të ri, dhe ka qenë kandidat dy herë në Staten Island dhe Brooklynin verior, për Partinë Republikane, ku ai humbi në zgjedhjet paraprake republikane për asamblenë në nëntor 2021, dhe po ashtu humbi për këshilltarin në Staten Island dhe pjesë të Brooklyn-it në qershor 2022
Kush është Marko Kepi
Marinsi amerikan, Marko Kepi, është një amerikan krenar. Ai erdhi në këtë vend në moshë të re nga Shqipëria ish komuniste e konvertuar në socialiste, në ndjekje të ëndrrës së tij amerikane.
Qysh në moshë të re, ai ka dëshmuar një interes dhe pasion të madh për politikën amerikane.
Marko Kepi, u rritë me prindërit dhe familjen patriotike ( mbretërore dhe e djathtë e presekutuar) të cilët rrënjosën tek ai vlerat e verteta të së djathtës republikane në Amerikë.
Ndërsa, ai vet në saj të shkollimit dhe të punës së palodhur, përkushtimit dhe besimit të thellë te Zoti, ngjiti edhe më lart shkallët e politikanit.
Marko, thotë se është një republikan i përjetshëm, dhe se ka qenë i përfshirë në partinë republikane që nga vitet e tij të adoleshencës, kur ai punoi si praktikant për fushatën presidenciale të kryebashkiakut Rudy Giuliani. Që nga ai moment, Marko e dinte se donte të hynte në fushën e shërbimit publik dhe të bënte një ndryshim në jetën e të tjerëve.
Ai është një produkt krenar i arsimit të shkollës amerikane të qytetit të Nju Jorkut. Ai u diplomua në John Jay Kolegji i Drejtësisë Penale, i diplomuar në Shkenca Politike, dhe fitoi një Master Ekzekutiv i Administrimit të Biznesit (EMBA) nga Kolegji Wagner.
Kepi mbasi përfundojë shkollimin fitoi një përvojë të jashtëzakonshme nga koha e tij duke punuar për zyrën e Senatorit Marty Golden në Brooklyn. Gjatë kësaj kohe, Marko ndihmoi votuesit të zgjidhnin çështjet e cilësisë së jetës me të cilat përballej komuniteti i tyre.
Marko Kepi është shquar në komunitetin shqiptaro-amerikan sidomos për organizimin e suksesshëm dhe masiv të segmentit shqiptar në Paradën e përvitshme të Fondacionit të Emigrantëve në qytetin e New York-ut.
E njohur nga shqiptarët si “Parada Shqiptare”, pjesa kuq e zi e këtij marshimi është bërë ngjarja më masive e komunitetit shqiptar në dekadën e fundit. Ky parakalim masiv i shqiptarve të Amerikës një “det kuqezi” që përmbyt Avenune e Gjashtë (America Avenue), me muzikë, valle, e krenari shqiptare.
Në komunitetin shqiptar Marko udhëheq organizatën të cilën e ka themeluar “Rrënjët Shqiptare”, ndërsa është aktiv me Federatën PanShqiptare të Amerikës Vatra dhe Ligën Qytetare Shqiptaro Amerikane të udhëhequr nga ish-kongresistit Joe DioGuardi.
Shqiptaro-amerikani Marko Kepi, po kandidon në distriktin 23-të të Senatit të Shetit së New York-ut, që përfshin Staten Island edhe një pjesë në veri të Brooklyn-it.
Nëse fiton Marko Kepi do të bëhej shqiptaro-amerikani i parë i zgjedhur në Senatin e Shtetit Nju Jork, dhe i dyti në Kuvendin e shtetit pas ish Asambleistit , Mark Gjonaj.
Në këtë garë, Marko Kepi sjell me vete historinë klasike amerikane të një emigranti, në kët rast biri i një familjeje nga Shqipëria, që e fillon jetën nga asgjëja dhe ngjit shkallët e suksesit në sajë të lirisë dhe demokracinë amerikane.