Liderët vendeve të Ballkanit zotohen për mbëshetjen e Ukrainës, Zelensky kërkoi më shumë armë e municione

Tiranë, 28 shkurt 2024 – Të mërkurën në Tiranë u mbajt Samiti “Ukrainë – Europë Juglindore”, në të cilin morën pjesë liderët e gjashtë vendeve të rajonit dhe President ii Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në fjalën hyrëse të tij, Presidenti Zelensky bëri thirrje për mbështeëtjen e popullit ukrainas për çlirimin e vendit të pushtuar nga Rusia. Ai sugjeroi që vendet e këtij rajoni të bashkëpunojnë për t’i ofruar Ukrainës më shumë municione për të mundur makinerinë ushtarake e presidentit rus Vladimir Putin.

““Ne jemi krenarë që i kemi mbi 500 kompani të fushës së mbrojtjes që veprojnë në Ukrainë. Po kjo nuk mjafton për të fituar. Ne kemi probleme në furnizimin me municione, gjë që ndikon në situatën tonë në fushat e betejave, prandaj jemi të interesuar për prodhimin e municioneve, bashkë me ju dhe me partnerët tanë”, tha Zelensky.

Ai shtoi se ekipi i ekspertëve ukrainas ka hartuar një projekt për bashkëprodhim të armëve e municioneve me vendet e Ballkanit dhe është i gatshëm të organizojë një forum të posaçëm për këtë temë.

President i Ukrainës i paralajmëroi shtetet e Ballkanit Perëndimor se Rusia do të bëjë gjithçka për destabilizimin e rajonit, prandaj ato duhet të bëhen bashkë për të parandaluar këtë.

“Samiti i sotëm është bashkim dhe mendoj se shtetet e Ballkanit sot duhet të bëhen bashkë. Rusia do të bëjë gjithçka për të destabilizuar situatën në rajon”, tha Zelenksy.

“Rusia nuk do të ndalet. Rusia nxjerr përfundime nga gabimet që i ka bërë në territorin e Ukrainës dhe do të destabilizojë edhe më tej, do të përdorë taktika tjera”, shtoi ai.

Zelensky theksoi se forca e shtetit të tij për t’u përballur me forcat rusë varet shumë nga ndihma e aleatëve perëndimorë, prandaj bëri thirrje që kjo ndihmë të arrijë sa më parë në frontet e luftës. Ai tha se Presidenti rus do ta sfidojë Perëndimin në rast të vonesës së ndihmës për forcat ukrainase

“Sa më shumë që Putini i sheh mungesat tona, aq më shumë mund të mendojë se mund të sfidojë Evropën dhe Perëndimin”, tha ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si nikoqir i samitit, e pranoi se ekziston një rrezik i qartë i ndikimit të agresionit rus ndaj Ukrainës edhe për vendet e Ballkanit.

Rama tha se është e qartë se “lufta mund të ndodhë, pavarësisht sa e pamundshme mund të duket ajo” dhe bëri thirrje që të “mos luhet me zjarrin”.

“Nëse e humbasim këtë qartësi, rrezikojmë të hyjmë në një fazë të errët”, theksoi ai.

Rama u bëri thirrje shteteve të rajonit që të vazhdojnë ndihmën për Ukrainën.

“Ukraina meriton të mbështetet dhe të ndihmohet me të gjitha mjetet e nevojshme për të rezistuar dhe të sigurohet që çdo paqe që do të dalë nga kjo luftë do jetë paqe e drejtë, e mbështetur para së gjithash në planin 10 pikësh të Zelenskyt, të cilin e mbështesim dhe duam të diskutohet nga të gjitha shtetet”, tha Rama.

Ai theksoi se ndihma për Ukrainën “nuk duhet të përdoret për politika të brendshme” nga shtetet.

Në fund të samitit, pjesëmarrësit e miratuan një deklaratë të përbashkët ku thuhet se agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës mbetet kërcënimi më i madh për sigurinë evropiane.

Liderët e vendeve të rajonit u zotuan se do të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën që ajo të triumfojë në luftën kundër Ukrainës. Ata i dënuan përpjekjet e Moskëës që të organizojnë zgjedhjet presidenciale të Rusisë në territoret e pushtuara të Ukrainës, duke theksuar se kjo përbën shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar.

Liderët e vendeve të Ballkanit e mbështetën të drejtën dhe vullnetin e Ukrainës që të bëhet pjesë e NATO-s.

“Ne e mbështesim plotësisht të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur vetë aranzhimet e sigurisë. Aleatët e NATO-s dhe shtetet aspiruese lavdërojnë hapat e ndërmarrë drejt anëtarësimit në të ardhmen në NATO dhe mbështesin Ukrainën që të bëhet anëtare e aleancës sapo të lejojnë kushtet e sigurisë”, thuhet në deklaratë.

Aty deklraohet edhe përkushtimi për avancimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Evrpian.

Liderët po ashtu riafirmuan përpjekjet për përparim të mëtejmë të integrimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

“Ne mbështesim plotësisht të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur vetë aranzhimet e sigurisë. Aleatët e NATO-s dhe shtetet aspiruese lavdërojnë hapat e ndërmarrë drejt anëtarësimit në të ardhmen në NATO dhe mbështesin Ukrainën që të bëhet anëtare e aleancës sapo të lejojnë kushtet e sigurisë”, thuhet në deklaratë.

Dy pika të versionit paraprak të deklaratës raportohet se janë hequr nga versioni final me kërkesë të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në njërën prej tyre kërkohej që vendet e Ballkanit të vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë, ndërsa në tjetrën kërkohej thellimi i bashkëpunimit mes shteteve të këtij rajoni për të parandaluar shtrirjen e ndikimit të Rusisë.

Në samit, përveç Ramës dhe Zelenskyt, morën ppjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Borjana Krishto, Kryeministri i Bullgarisë, Nikolay Denkov, Kryeministri i Rumanisë Ion-Marcel Ciolacu dhe Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu.

(r.m.)