Osmani: “Aty ku është NATO, ka paqe dhe stabilitet”

Prishtinë, 4 mars 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përshëndetur inaugurimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë të Shqipërisë.

Në një postim në platformën X, ajo ka shklruar se ky është hap i rëndësishëm i forcimit të pranisë së Aleancës së Atlantikut Verior në Ballkanin Perëndimor, gjë që “do të kontribuojë në rritjen e sigurisë” në rajon.

“Hapja e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Aty ku është NATO, ka paqe dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani.

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë do të shërbejë si qendër për aktivitetet e Forcës Ajrore tëAleancës veri-atlantike. Ajo ofron infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe për avionët transportues të NATO-s.

(r.m.)