Pragë, 21 prill 2021 – “Kosova duhet të fuqizojë mekanizmat e pavarur që do të mbikëqyrnin shpenzimet qeveritare, si pjesë e luftimit të korrupsionit në nivele të larta”, ka deklaruar Norman Loeckel, ekspert i organizatës Transparency International në Gjermani.
“Së pari duhet të keni rregulla të ashpra dhe ato duhet të zbatohet. Nuk është e mjaftueshme të kesh vetëm prokurorë, por gjithashtu duhet të keni mekanizma parlamentarë që mbikëqyrin ministritë, pastaj mekanizma të pavarur të llogaridhënies që mbikëqyrin shpenzimet e parave në ministri dhe procesin e prokurimit, nëse fondet publike po shpenzohen në bazë të ligjit. Këto mekanizma auditimi dhe të pavarur brenda qeverisë duhet të jenë të fuqishme dhe vërtetë të ushtrojnë kontroll”, ka thënë Loeckel për emisionin “Iustitia” të Radios Evropa e Lirë, që realizohet në bashkëpunim me emisionin “Betimi për Drejtësi”.
Por, ai ka theksuar se, përveçkësaj, duhet të ketë vullnet politik dhe prokurorëtë pavarur.
“Nëse i keni këta mekanizma të pavarur, natyrisht ju duhet të keni edhe vullnet politik dhe gjithashtu të keni prokurorë të pavarur, të cilët mund t’i dërgojnë shkelësit para gjykatës”, ka thënë Norman Loeckel.
Ai kafolur edhe për praktikën e luftimit të korrupsionit në Gjermani.
(r.m.)