Hagë, 22 prill 2021 – Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka njoftuar se seanca paragjyqësore e radhës ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, do të mbahet të premten, me fillimnë orën 11:00.
Shala, i njohur mr nofkën e luftës “Komandant Ujku”, është paraqitur për herë të parë para gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Speciale të hënën.
Kur është pyetur nga gjykatësi Nicolas Guillou nëse i ka kuptuar akuzat të cilat i ngarkohen, Shala i ka cilësuar ato si “qesharake”.
Ai është deklaruar i pafajshëm lidhur me të gjitha akuzat.
“Unë nuk e ndiej veten se kam bërë ndonjë krim, përceçse kam mbrojtur atdheun tim dhe popullin tim dhe ndihem i pafajshëm”, ka thënë Shala.
Pjetër Shala është arrestuar në Belgjikë, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe është transferuar në Halandë.
(r.m.)