BE-ja e mbështet Kosovën për furnizim me energji të pastër

Prishtinë, 22 prill 2021 – Bashkimi Evropian (BE) do ta vazhdojë mbështetjen e Kosovës për furnizim me energji nga burime më të pastra dhe më të qëndrueshme, përmes projekteve të reja.

Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Ambasadori Tomash Szunyog, në ceremoninë e përfundimit të projektit “Rehabilitimi i rrjetit të Ngrohjes Qendrore në Prishtinë”.

Szunyog ka thënë se përmes këtij projekti është mundësuar ngrohje më cilësore për qytetarët e Prishtinës dhe, njëkohësisht, mbrojtje të ambientit.

“Modernizimi i sistemeve të ngrohjes të ‘Termokosit’ dhe zëvendësimi i djegies së qymyrit dhe drurit i kontribuojnë në masë të konsiderueshme përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët e Prishtinës dhe kanë ndikim të madh në mjedis”, kathënë ai.

Vlera e përgjithshme e projektit “Rehabilitimi i Rrjetit të Ngrohjes Qendrore në Prishtinë” është 6 milionë euro.Projektiu realizua në kuadër të programit IPA përvitin 2015. Në kuadër  të projektit është bërë projektimi dhe rehabilitimi i 104 nënstacioneve ekzistuese, përfshirë zëvendësimin e nënstacioneve të vjetra të ngrohjes me nënstacione të reja të paramontuara, me performancë të lartë të efiçiencës së energjisë,si edhe zëvendësimin e rreth 6 km tubacioneve të vjetra me gypa të rinj të paraizoluar, zgjerimin e rrjetit me rreth 9 km tubacione të reja dhe zgjerimin e rrjetit me 70 nënstacione për klientë të rinj.

Klientë të rinj të lidhur me rrjetin e “Termokosiy” janë klientë rezidencialë në lagjet “Kalabria”, “Mati”, pjesa periferike e “Kodrës së Diellit, si edhe disa ndërtesa publike, siç janë çerdhet e fëmijëve, shkollat, Teatri Kombëtar, Filarmonia e Kosovës, Fakulteti i Arkitekturës, qendrat emjekësisë familjare,etj.

(r.m.)