Pak më parë, në një video të transmetuar drejtpërdrejt në X (ish-Tuitër) Neuralink paraqiti njeriun e parë të cilit i janë vendosur një implant në tru, një 29-vjeçar i paralizuar 8 vjet më parë në një aksident.
Noland Arbaugh tregoi se si nëpërmjet implantit tani mund të luante shah me njerëz të tjerë në internet apo lojën me video të njohur si “Civilizimi” (Civilization) duke përdorur një pajisje nga Neuralink.
“Nëse e shihni kursorin duke lëvizur në ekran, dijeni se jam unë që po e lëviz”, tha ai.
Ky ishte demonstrimi i parë i një projekti për të cilin po flitet prej disa vitesh.
Neuralink u bashkëthemelua nga miliardieri Elon Musk në vitin 2016 dhe po zhvillon një system të njohur si ndërfaqe tru-kompjuter që dekodon urdhërin që truri i jep trupit për të lëvizur.
Suksesi mund të ndryshojë përgjithmonë jetën e njerëzve të paralizuar.
Hapi i parë në këtë drejtim ishte aftësia për të kontrolluar kursorin e kompjuterit me sy. Apo më saktë me mend.
Vitin e kaluar FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA) i dha lejen kompanisë Neuralink që të fillojë provat me njerëzit.
“Më pëlqen shumë të luaj shah dhe është një nga gjërat që po ma mundësoni”, tha i emocionuar 29-vjeçari i paralizuar.
Nëse vërtetohet dhe gjen praktikë të gjerë, kjo do të hyjë në histori si një nga ditët e mëdha të historisë së shkencës dhe njerëzimit. (Ruben Avxhiu)