Nga Astrit Lulushi
Është shumë të them se librat shkruen për ju. Ato që i kanë ndodhur këtij popull mbloden me kujdes në mendje dhe zemrën e shkrimtarit, merren me vete për t’u treguar i shrehur lirshëm në të folurën tuaj; që të kujtojmë së bashku petkun e dhimbjes e përçmit me të cilën u veshëm nga e keqja e disave dhe budallallëku i shumicës.
Me lartësinë e figurë së Lumo Skëndos njihemi të gjithë, edhe pse ka zëra që përpiqen ta mbulojnë.
Kur vëllai im Alberti, më tregoi se po shkruante një libër, Valuable Fiends, me histori nga Lufta e Ftohtë, i thashë ‘mos harro Mid’hat Frashërin’, i cili vdiq në New York më 1949, i helmuar nga KGB-ja me porosi të sigurimit të Partise Komuniste, PPSh, sot Parti Sociailiste e cila mohon datën nga i ka rrënjët më 8 Nëntor 1941, e krijuar me nismën e emisarëve jugosllavë. Lidhjet e ngushta të së shkuarës reflektohen.
I takon shtetit të sotëm për ta zbardhur vdekjen e Lumo Skëndos.
Gazetar, publicist, eseist dhe së fundmi pensionist, as që e kisha menduar të emërohesha për këtë çmim (Lumo Skëndo), por kur rastësisht mësova se isha kandiduar, u ndjeva si ai që bie në gjunjë. Përulja është ngritja më e madhe; edhe Lumo Skëndo sot do të tundej në varr; arsyen vetëm ai e di.