Mbresa dhe emocione në ditëlindjen e parë të Santino-s
Nga Gena Morina Bajrami
Çdo lindje fëmijë është një triumf i jetës e sidomos në kohë vdekjesh masive.
Në kohën kur hija e pandemisë po përhapej me shpejtësi, dy prindër në New jersey, Mentori dhe Jessica numëronin me ankth ditët kur pritej të lindte fëmija i tyre.
Mjekët kishin parashikuar 14 marsin, por asgjë nuk ndodhi atë ditë dhe pritja nuk ishte e lehtë. Santini lindi më në fund në 21 mars. Në spital qendroi vetëm 24 orë, për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme. Spitalet po ktheheshin nga dita në ditë si fusha beteje kundër virusit. Për fat të mirë Santini ishte i shëndetshëm dhe mbi të gjithë si djali edhe nëna shpëtuan pa u infektuar.
Gjatë asaj kohe, për shkak të pandemisë, gjyshërit Sabiti dhe Hatixhe Bytyqi ndodheshin në Vermont, ndërsa prinderit e Santinos dhe motrat e tij, në New Jersey.
U deshën të kalonin tre muaj, që Hatixhja dhe Sabiti të arrinin që ta shihnin nipin e tyre. Dhe vetëm nga dritarja e shtëpisë së tyre në New Jersey.
Ishte një takim shumë emocional, siç rrëfen gjyshja e Santinit, Hatixhja.
“Ishte një ndjenjë e papërjetuar ndonjëherë, sepse me sa gëzim kishim pritur ardhjen e tij, e tani nuk mund t’i afroheshim e lëre më ta mbanim në duar nipin tone të dashur, që e prisnim me mall”.
“Por gjithësesi gëzimi ynë ishte i papershkruar”, thotë ajo, “sepse ai shpetoi i paprekur nga virusi, bashke me nënën e tij, Jessica”.
Këto ditë Santini mbushi 1 vit. Festimi i ditëlindjes ishte shumë më ndryshe nga ditëlindjet e tjera të nipërve e mbesave. Ishte vërtetë një festë e dyfishtë: ditëlindja e tij e parë shënoi edhe bashkimin për herë të parë, prej pandemisë, të të gjithë anëtarëve të familjes së ngushtë, të Mentorit dhe Jessica-s.
Tani Santino po rritet i lumtur, bashkë me dashurinë e pafund që ia japin dy motrat e tij dhe gjithë të afërmit e tjerë. Është një fëmijë shumë i dashur, energjik dhe i shëndetshëm. Ushqimi i tij më i preferuar është bureku shqiptar, që gjyshja e tij Hatixhja, ia pergatite me dashuri.
Santino na dhuron buzëqeshje dhe përqafime pa nderprere. Ardhja e tij ne kete bote dhe shendeti tij I mire, na kane dhene rreze shprese se do ta kalojme edhe kete situate, te veshtire per te gjithe.
Urojmë ditëlindjen e Santinos dhe të gjithë fëmijëve të tjerë të botes, veçanërisht ata që lindën në këto kohëra aq të vështira për të gjithë. Paçin fëmijëri të shëndetshme, të gëzuar dhe të lumtur.