Dëmtohet busti i Skënderbeut në Gjenevë, kryetari i qytetit e dënon ashpër këtë akt vandalizmi

Gjenevë, 29 prill 2024 – Te premeten e kaluar, ne oret e vona te mbrëmjes është dëmtuar busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu që ndodhet në Gjenevë, buzë liqenit, vetëm disa metra përballë zyrave të OKB. Policia kanë nisur hetimin në lidhje me rastin, ka njoftuar gazeta zvicerane në gjuhën shqipe Le Canton27.ch.

Demtimin e bustit të Skenderbeut, përveç komunitetit shqiptar, e kanë dënuar autoritetet zvicerane. Kryetari i bashkisë së qytetit të Gjenevës, Alfonso Gomez, e ka dënuar ashpër këtë akt të cilin e ka cilësuar akt vandalizmi dhe është solidarizuar me komunitetin shqiptar në Gjenevë.

„E dënoj ashper këtë akt vandalizmi dhe shpreh solidaritetin me komunitetin shqiptar të Gjenevës”, ka thëne z.Gomez për Le Canton27.ch.

Këtë akt vandal e ka dënuar ashpër edhe themeluesi i Universitetit Popullor Shqiptar në Gjenvë, Ueli Leuenbeger, i cili ka merita te mëdha për vendosjen e bustit të Skenderbeut buzë liqenit te Gjenevës.

“Unë e dënoj në termat më të ashpër të mundshëm këtë akt vandalizmi. Shpresoj se nuk janë motive politike ato që i kanë frymëzuar vandalët dhe shpresoj që policia dhe drejtësia të kapin autorët. Komuniteti shqiptar në Gjenevë duhet të jetë në gjendje të llogarisë në mbështetjen e autoriteteve të Gjenevës”, ka thënë ai.

Astrit Leka, i cili ka qenë iniciator për vendosjen e bustit të Skenderbeut ne Gjenevë ka shprehur indinjatë të thellë për dëmtimin e bustit.

“Të prekësh Skënderbeun do të thote se ke prekur jo vetëm shqiptarët, por tërë Evropën, duke ditur mirëfilli rolin dhe kontributine tij. E dënoj këte sulm, ketë akt të lig dhe qyqar nga ata që e bënë me qëllim apo nga pakujdesia. Besoj se autoritetet zvicerane do ta ndriqojne rastin dhe do t’i ndëshkojnë autorët që e kanë dëmtuar bustin”, thënë ndër tjera Leka.

Ambasadotri i Shqipërisë në Zvicër, Mustafa Nano, ka thënë se ky akt vandalizmi të bën të kuptosh se “ka njerëz që shqetësohen prej atij busti dhe prej simboleve kombëtare shqiptare të eskpozuara në publik”.

“Në mbrëmjen e së premtes së kaluar, në Gjenevë është dëmtuar busti i heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, çfarë të bën të mendosh se në Zvicër ka njerëz që shqetësohen prej atij busti e prej simboleve kombëtare shqiptare të eskpozuara në publik. Kryetari i Bashkisë së Gjenevës ka reaguar sakaq, duke shfaqur kështu ndjeshmërinë e vet ndaj provokimeve që synojnë të nxisin tensione mes grupeve e pakicave etnike në qytetin e tij, dhe ky është një sinjal i mirë që u dërgohet shqiptarëve të fyer prej këtij gjesti”, thuhet ndër të tjera në reeagimin e Mustafa Nanos.

“Ambasada e Shqipërisë e dënon aktin në fjalë jo thjesht se ai ka synuar të lëndojë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, por edhe se e sheh këtë si një akt jomiqësor ndaj Zvicrës, që me modelin e vet rreket të përcjellë mesazhin e harmonisë, e jo të përplasjes, ndëretnike. Ne ju bëjmë thirrje shqiptarëve me banim në Zvicër të kenë besim te puna e autoriteteve zvicerane për ta zbardhur e ndriçuar ngjarjen”, thuhet ne reagimin e ambasadorit shqiptar në Zvicër.

(r.m.)