Dy të sanksionuar nga SHBA për lidhje me Rusinë në përbërjen e qeverisë së re të Serbisë

Beograd, 30 prill 2024 – Mandati për formimin e qeverisë së re të Serbisë, Millosh Vuçeviq, e ka propozuar të martën përbërjen e kabinetit të tij qeveritar.

Në këtë përbërje gjenden edhe dy të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për lidhjet e tyre me Rusinë: Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq. Vulin do të jetë zëvendës-kryeministër, ndërsa Popoviq është propozuar për ministër pa portofol.

Ministri i Jashtëm në qeverinë e re të Serbisë do të jetë Marko Gjuriq, ish-ambadasor i Serbisë në SHBA, ndërsa ministri i Jashtëm i deritashëm, Ivica Daçiq, do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm.

Ministër i Mbrojtjes do të mbetet edhe më tutje Bratislav Gashiq.

Vuçeviq tha se kryetares së Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, do t’i kërkojë që për të enjten, më 1 maj, të thërrasë seancën në të cilën do ta paraqesë ekspozenë, planin e punës dhe propozimin për përbërjen e Qeverisë së re.

Përbërja e qeverisë së re të Serbisë që do të votohet në Kuvend:

Sinisha Mali, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Financave;

Ivica Daçiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm;

Irena Vujoviq, Zëvendëskryeministre dhe ministre e Mbrojtjes së Mjedisit;

Aleksandar Vulin, zëvendëskryeministër;

Andrijana Mesareviq, ministre e Ekonomisë;

Tomisilav Momiroviq, ministër i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme;

Aleksandar Martinoviq, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave;

Jelena Zhariq Kovaçeviq, ministre e Administratës Shtetërore;

Goran Vesiq, ministër i Ndërtimit dhe Infrastrukturës;

Dubravka Gjedoviq, ministre e Minierave dhe Energjisë;

Maja Popoviq, ministre e Drejtësisë;

Tomislav Zhigmanov, ministër për të Drejtat e Njeriut;

Bratislav Gashiq, ministër i Mbrojtjes;

Tanja Mishçeviq, ministre për Integrime Evropiane;

Marko Gjuriq, ministër i Punëve të Jashtme;

Zlatibor Lonçar, ministër i Shëndetësisë;

Nemanja Staroviq, ministër i Punës dhe Punësimit;

Zoran Gajiq, ministër i Sportit,

Milan Krkobabiq, ministër për Kujdesin e Fshatit;

Milica Gjurgjeviq – Stamenkovski, ministre për Çështje të Familjes dhe Demografi;

Nikola Selakoviq, ministër i Kulturës;

Jelena Begoviq, ministre e Shkencës;

Husein Memiq, ministër i Turizmit dhe Rinisë;

Dejan Ristiq, ministër i Informacionit;

Darko Glishiq, ministër për Investime Publike;

Novica Tonçev, Gjorgje Miliçeciq, Nenad Popoviq, Usame Zukorliq dhe Tatjana Matsura, ministra pa portofol.

Përbërja e qeverisë së re të Serbisë është miratuar nga kryesia e partisë Srpska Napredna Stranka – SNS (Partia Përparimtare Serbe) të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, drejtimin e së cilës Vuçiq ia ka deleguar Vuçeviqit.

(r.m.)