Krerët e shtetit dhe liderët politikë në Shqipëri thërrasin qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje

Tiranë, 25 prill 2021 – Krerwt e shtetit dhe liderwt politikw nw Shqipwri u bwnw thirrje qytetarwve qw tw marrin pjesw nw votime pwr parlamentin  e ri tw vendit.

Presidenti Ilir Meta, pasi mbaroi procesin e votimit, në një deklaratë për media, u bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të votojnw pwrsubjektin politik dhe pwr kandidatin e tyre tw preferuar.

“Barazinë para ligjit e garanton barazia e votës. Çdo qytetar të votojë i lirë dhe me dinjitet për alternativën dhe kandidatin që beson. I ftoj të gjithë që tek alternativa të zgjedhin kandidatët më me integritet. Sot votimi është një akt patriotik. Atdheu mbrohet me votë dhe sjellje të qytetëruar evropiane”, u shpreh Meta.

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, u bëri thirrje qytetarwve qw tw votojnw, ndwrsa krerëve të partive politike u bwrithirrje “t’i nënshtrohen verdiktit të sovranit”.

“Sot do të fitojë qytetaria e qytetarëve. Ne politikanët duhet të heshtim, të ndjekim procesin dhe t’i nënshtrohemi verdiktit të sovranit. Sot fitojnë vetëm qytetarët. Kushdo që do të mundohet për të bërë pis do të dështojë. Nga nesër do të ketë një fitues. Nga nesër fituesi duhet të dijë të të administrojë fitoren”, tha Ruçi.

Edhe Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ftoi qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje.

“Le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”, shkruan Rama.

Me tw njwjtwn thirrje qytetarwve me tw drejtw vote iu drejtua eEdhe kryetari i PD-së Lulzim Basha.

“Sot është një ditë e mrekullueshme, një ditë historike për vendin. Është dita kur të gjithë ne kemi në fuqi në dorën tonë, shqiptarët kanë në dorë fuqinë për fëmijët, për familjet, për vendin, për kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht, të bëni të mundur të ardhmen që dëshironi. Sot është dita e Shqipërisë, dilni masivisht në votime”, u shpreh kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 25 prillit.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve qw të votojnë.

“Dua t’ju bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve që t’ju drejtohen qendrave të votimit të qetë, të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre. Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë, është një votë që për hir të së vërtetës do t’i japë mundësinë dhe shansin të rinjve dhe të rejave, të gjithë qytetarëve, që nëpërmjet verdiktit të tyre të çojmë Shqipërinë më shumë se kurrë drejt Evropës”, tha Kryemadhi.

(REL)