Beograd, 25 prill 2021 – Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar e pjesëmarrja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri është “një hap më tej në realizimin e idesë së tij për Shqipërinë e Madhe”.
“Kushdo që deri më tani ka pasur dilema lidhur me planet e Albin Kurtit për të formuar një ‘Shqipëri të Madhe’ mund të shohë sot se Kurti po tregon para gjithë publikut ndërkombëtar se qëllim i tij i parë, i vetëm dhe themelor është të krijojë këtë krijesë të rrezikshme që e minon drejtpërdrejt paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor“, ka thënë Petkoviq, në një deklaratë për medie.
Petkoviq ka theksuar se pjesëmarrja e Kurtit në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë dhe mesazhet që ai përcolli nga nga Tirana janë “vetëm një hap përpara në realizimin e idesë së tij për Shqipërinë e Madhe”.
Ai ka kërkuar që faktori ndërkombëtar të parandalojë idetë e tilla.
“Kjo është arsyeja përse fjalët dhe gjestet e sotme të Kurtit duhet të alarmojnë gjithë publikun ndërkombëtar, i cili duhet t’i parandalojë një herë e përgjithmonë idetë e tilla,” ka theksuar Petkoviq.
(r.m.)