Tiranë, 26 prill 2021 – Në shumicën e qendrave të numërimit në Shqipëri vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën të dielën.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 11:30, Partia Socialiste kryeson me 49.41% ose me 25.8190 vota. E dyta është Partia Demokratike me 38.72% ose 20.2308 vota, e treta është Lëvija Socialiste për Integrim me 7.16% ose 37.417 vota, kurse e katërta është Partia Socialdemokrate, e cila deri tani ka 2.01% 0se 10.506 vota.
Sipas këtyre rezultateve, Partia Socialiste do t’i ketë 77 mandate në Kuvendin e ardhshëm, Partia Demokratike 56 mandate, Lëvizja Spcialiste për Integrim 5 mandate dhe Partia Socialdemokrate 2 mandate.
Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal. Në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate në proporcion me numrin e banorëve të secilit qark.
Sipas rezultateve paraprake, Partia Socialiste kryeson në 9 qarqe, kurse Partia Ddemokratike kryeson në 3 qarqet veriore të vendit – Shkodër, Lezhë dhe Kukës.
Sipas rezultateve të deritashme, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike po zhvillojnë garë të ngushtë në Qarkun e Tiranës, qarkun që jep numrin më të madh të deputetëve.
(r.m.)