U nda nga jeta ne qytetin e Worcesterit ne USA njeri nga pioneret e elektrifikimit te vendit, kryeinxhinieri i pare i Ndermarjes se Ndertimit te Linjave te Tensionit te Larte njeri nga heronjte e heshtur te atij brezi te mrekullueshem, Inxh. Minella Papakostandini.
Minella lindi ne qytetin e Beratit me 6 Gusht te 1932 ne nje familje qytetare dhe intelektuale te madhe dhe te nderuar. Femijerinë Minella kryesisht e kaloi ne qytetin e Durresit, ai shquhej nga shoket per rezultatet e larta ne mesime si dhe per talentin qe kishte ne pikturë dhe skulpturë por dhe per besnikerine dhe dashurine qe ai kishte per shoket dhe njerezit ne pergjithesi. Keto virtute e karakterizuan dhe shoqeruan gjate gjithe jetes se gjate dhe sic e thote vete ai ne librin e tij te fundit, “Drite Hijet e Nje Jete te Trazuar”. Minelles ju desh te punonte qe ne moshe te re 12, 13 vjec se bashku me profesorin e tij te piktures ne shtepine e kultures te qytetit te Duresit qe ishte nga italianet e mbetur ne Shqiperi, profesor Kulluri si dhe shoket e tij te femijrise Kristaq Ramen dhe Konstandin Leken. Ju desh te punonte pasi babai i tij u fut ne burg nga regjimi i atehershem per 3 vjet dhe ishte Minella 13 vjeçar që mbajti familjen e tij si dhe paguante per vellezerit dhe motrat qe ishin me te vegjel… kjo skaliti tek Minella ndjenjen e pergjegjesise si dhe riti respektin e miqeve dhe shokeve dhe te kujdo qe e njifte. Per motrat dhe vellezerit e tij nuk thonin jane femijt e Pandeliut por jane motrat or vellezerit te Minelles.
Mbas shkolles Minella punoj per me shume se 30 vjet si kyeinxhinieri i ndermarjes se tensionit te larte, kryenxhinieri i pare… nje nga pioneret e pare te elektrifikimit te Shqiperise. Brezi i nderuar i asaj plejade ndertuesish dhe heronjsh te heshtur qe nuk moren ate qe meritonin as nga rregjimi komunist por as nga demokracia. Brezi qe sakrifikuan cdo gje dhe si shperblim moren vetem respektin dhe dashurine e njeri tjetrit.
Gjate kesaj periudhe mori nje mori medaljesh dhe urdhera pune te klasit te pare…po i permend pasi keto kohet e fundit i permendete gjithmone dhe nja dy edhe i vuri ne kornize. Minella eshte autori i mbi 14 libra teknike si dhe mbi dhjete libra artistikë dhe perkthime. Libri i tij i fundit i botuar me rastin e 90 vjetorit ishte i vecante per te dhe kishte qef qe ta kujtonte dhe te bisedonte…pervec librave Inxh. Minella na ka lene dhe nje galeri te tere me picturat e tij bere ne vite te ndryshme si dhe skica politike ne gazetat kombetare ne shqiperi dhe Amerike. Ne jeten shoqerore Minella ishte nje shok dhe mik i vyer, njeri qe degjohej dhe respektohej dhe qe fjala i peshonte. Djali i tij Alfredi na thote oer te atin qe pata kenaqesine dhe fatin te punoja mbas universitetit ne institutin e ndertimit dhe njoha aty shume nga shoket dhe koleget e babit, respekti ishte shume i madh. Kur binte fjala per babin ato me thonin po e ka thene Minella mos diskuto me…dhe e thonin me krenari dhe plot gojen. Kjo u duk ne artikullin e gazetes Drita te para dy vjeteve nga komentet e kolegeve dhe shokeve te tij, legjendareveve te ndertimit te veprave madhore. Por Minella kishte dhe jeten familjare. Ai ishte nje djal i rralle dhe vella i pa pare oer prinderit dhe motrat qe sakrifikoj aq shume gjersa u bene dhe ato ashtu sic deshironin… Per familjen e tij i biri dhe 2 vajzat e Minelles thone qe babi ishte model i njeriut kembengules dhe moralit te larte. Babi ishte nje bashkeshort shembullor per mamane tone Premtinen per 64 vjet. Njeri vetmohues dhe qe na hapi horizontet dhe na e beri rrugen e jetes tone me te lehte. Ne pune e dinte qe ishte i pari por ne shtepi edhe pse kishte peshe vinte pas mamase.
Minella u be nje gjysh model per te gjithe niperit dhe mbesat por njekohesisht dhe nje gjysh-baba i mrekullueshem per femijt e vajzes se mesme mbas fatjeqesis qe e la vetem ne moshe te re.Minella la mbrapa gruan, djalin, Alfredin dhe 2 vajzat, Silvana dhe Lydra si dhe niprat e mbesat si dhe 2 stermbesat.Per ta perfunduar desha ti themi Minelles qe te kemi dashur dhe te duam dhe do te duam per sa kohe qe do jemi ketu dhe do kujtohesh me respekt se njerezit e mire nuk harrohen kure.
Te qofte dheu i lehte dhe lamtumire Kryeinxhinier Minella!
31 Maj 2024