Në raste të tilla ka disa shembuj që e praktikojnë që të ushtrojë këtë të drejtë duke votuar në ambasada
Misioni i OSBE/ODIHR teksa ka prezantuar sot raportin paraprak për zgjedhjet e djeshme vendore në vendin tonë, u ndal tek vota e emigrantëve.
Sipas koordinatorit special dhe drejtuesit afatshkurtër të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në Tiranë, Azay Guliyev autoritetet duhet të kishin marrë masa për sigurimin e votës së emigrantëve, siç ishte rasti i atyre në Greqi, që nuk mund të vinin në vendin tonë për shkak të karantinës 14 ditore.
“Sa i përket shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe që s’u lejuan të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë duke marrë parasysh situatën me COVID, duhet të them opinionin tim personal. Në raste të tilla ka disa shembuj që e praktikojnë që të ushtrojë këtë të drejtë duke votuar në ambasada. Shpresoj që të jetë një çështje për t’u diskutuar në vijim se si mund të arrihet një konsensus. Duhet të ishin krijuar kushtet e duhura për ta që të votonin. Do doja që të flisnin autoritetet e vendit për këtë çështje.”, tha ai.
Ndërkohë, kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR Ursula Gacek tha se pavarësisht kësaj, nuk është thyer ndonjë standard ndërkombëtar.
“Nuk do të doja që të bëhej kjo si pasojë e shpejtësisë. Sistemi është i komplikuar. Për herë të parë votuesit në Shqipëri duhet të zgjidhin partinë por edhe kandidatin. Shpejtësia e numërimit të votave nuk është shqetësuese për mua, por transparenca. Më pas ju përmendet edhe personat e infektuar me COVID që nuk kanë qenë të lejuar të votojnë apo ata të ndodhur jashtë. Ka pasur mundësi përmes disa mënyrave të ndryshme në fakt për t’u realizuar kjo. Por është e vështirë për t’u siguruar transparenca. PSH përmes kutive të votimit lëvizëse, por mund të sillte mungesë transparencë, por mund të sillte dhe infektim. Sa i përket votimit të shqiptarëve jashtë, kjo varion nga vendi në vend. S’ka një standard ndërkombëtar për këtë apo që të vendos detyrim për një shtet që të sigurojë votën e emigrantëve jashtë. Në këtë rast nuk ka një thyerje të standardit ndërkombëtar, kemi edhe problemin e COVID-19. Po e ndjekim me vëmendje situatën. Këto kufizime janë vendosur nga të gjithë. Nuk është e lehtë të udhëtosh në këtë periudhë. Gjithçka do të jetë në raportet tona, të gjitha sfidat gjatë këtij procesi zgjedhor.”, pohoi ajo. (BalkanWeb)