Beograd, 26 prill 2021 – Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë mbetet i pandryshuar, pabarwsisht prej ndryshimit tw administratws nw Uashington.
Kwshtu kathwnw Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Anthony Godfrey, në konferencën online me temën “Serbia, Ballkani Perëndimor dhe Integrimi Perëndimor në një kohë sfidash”, organizuar nga organizata joqeveritare “Qendra për Politika e Jashtme”, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Beograd.
Ambasadori Godfrey tha se “Shtetet e Bashkuara mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe mbajnë të njëjtën linjë me të”.
Ai tha se pengesa më e madhe e integrimit evropian të Serbisë mbetet çështja e pazgjidhur e raporteve me Kosovën.
Godfrey theksoi se Serbia është vend evropian, por rrugën e saj evropiane poebllokon “ndikimi malinj”.
“Është në interesin e Shteteve të Bashkuara që Serbia të vazhdojë të zhvillohet si një vend modern evropian demokratik dhe në paqe me fqinjët e saj, në mënyrë që të arrijmë qëllimet tona më të gjera rajonale”, u shpreh Godfrey.
(r.m.)