Prishtinë, 26 prill 2021 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduartë hënën me ambasadorin Philip Reeker, ushtrues i detyrës së Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.
Zyra e Presidentes Osmani njofton se Ambasadori Reeker ka thënë se raportet e SHBA-ve me Kosovën janë të bazuara në vlerat demokratike dhe qëllimet e përbashkëta. Ai karikonfirmuar interesimin e Presidentit Biden për të mbështetur Kosovën drejt zhvillimit dhe zbatimit të reformave të nevojshme.
Në njoftim thuhet se ambasadori Reeker ka përsëritur qëndrimin e SHBA-ve lidhur me dialogun mes Kosovës e Serbisë, duke theksuar njohjen reciproke si bazë të marrëveshjes finalemidisdy vendeve.
“SHBA-të inkurajojnë palët që të angazhohen në mënyrë konstruktive drejt arritjes së marrëveshjes ligjërisht të obligueshme, e cila do të rezultonte në njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, citohet të ketë thënë Reeker.
Po ashtu, ambasadori Reeker potencoi angazhimin e SHBA-ve për të mbështetur shtetet e Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Presidentja Osmani nënvizoi se partneriteti me SHBA-të është jetik për realizimin e prioriteteve të institucioneve të Kosovës në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 për qytetarët e Kosovës, si dhe zbatimin e reformave te brendshme që do të shtonin punësimin dhe do të luftonin në mënyrë efikase korrupsionin.
Ndërkaq, Presidentja Osmani ka theksuar nevojën për dialog qëdo të ketë objektiv një marrëveshje finale që bazohet në paprekshmërinë e territorit të Kosovës dhe në karakterin unitar të shtetit, e cila do të kontribuojë përpaqen dhe prosperitetin e gjithë rajonit.
Ndër temat me prioritet në dialogun mes Kosovës e Serbisë ajo e ka veçuar ndriçimin e fatit të personave të pagjetur dhe për këtë e ka kërkuar përkrahjen e SHBA-ve.
Presidentja Osmani katheksuar se partneriteti me SHBA-të është jetik për realizimin e prioriteteve të institucioneve të Kosovës, si sigurimi i vaksinave kundër COVID-19, zbatimi i reformave te brendshmedhe luftimi i korrupsionit.
(r.m.)