Nga Beqir Sina
Slideshow : June 9, 2024
YONKERS – New York : Të shtunën, 8 qershor 2024, në Alamo Drafthouse Cinemas – Central Park Ave. Yonkers, Nju Jork në praninë e dhjetra shikuesve u shfaq premiera e filmit dokumentar për familjen e veprimtarit shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari, “The Bajraktari Journey: The American Dream – “Rrugëtimi i Bajraktarit: Ëndrra Amerikane”.
Një dokumentar ky i metrazhit të gjatë (180 minuta), skenari dhe regjia e të cillait janë nga Dhimitër Ismailaj-Valona. Ndërsa, producent ekzekutiv është vet Harry Bajraktari, kurse drejtori i fotografisë është Ben Wolf, ndërkaq, kompozimi muzikor është nga Klodian Qafoku. Lexuan tekstin anglisht – shqip, Jul Nënshati e Samantha Light.
Filmi dokumentar The Bajraktari Journey ; The American Dream, është i bazuar në librin Muhamet Mjekut, “Një Jetë në mes Amerikës dhe Kosovës” për Familjen Bajraktari, për Bajraktarët e Vranocit dhe të Amerikës.
Dokumentari është një rrëfim shekullor, nga “pema” e Bajraktarit, historia, e tyre që nga rrënjët e degët e saj, trashgëmnia dhe suksesi për familjen Bajraktari nga Kosova, që për një gjysëm shekulli erdhi deri te vendosja e saj në SHBA, ku u shqua për patriotizëm, duke mos e harruar asnjëherë vendlindjen dhe vetëdijen kombëtare.
Në këtë shfaqje filmi private mes anëtarve të familjes së madhe Bajraktari në SHBA, dhe Gecaj, morën pjesë miqë, bashkëudhëtar të vjetër e rinjë të kësaj familje, dhe personalisht të Harry Bajraktarit, miq amerikan dhe komuniteteve të tjera të kësaj familje, patriotë e veprimtar të dëshmuar të çështjes kombëtare, në diasporë, aktivist nga ata që nuk kursyen asgjë për vendlindjen e tyre, përfshirë diplomatët e të, të dy vendeve tona, Ambasador Suela Janina e Misionit të Shqipërisë në OKB, Ambasador Blerim Reka, shefi i Konsulltaës së Kosovës, në New York, kryebashkiaku i Yonkers(NY) Mike Spano, Marko Kepi kandidat për senaten e New Yorkut, Kryetari i Vatrës Elmi Berisha, veprimtar e aktivist, artistë, kineast, biznesmen të suksesshëm, filantrop, gazetarë, dhe student të shkollave të larta amerikane.
Dokumentari 180 minutësh është i ndarë në 4 pjesë nga 45 minuta secila, që tregojnë udhëtimin historik, dhe flasin mbi sfidat , sakrificat e mundimet, ballafaqimin me jetën e trashgmnisë së Bajraktarëve të Vranocit si njihen ața në Kosovë .
Në pjesën e parë të këtij dokumentari paraqitet origjina dhe indentiteti i familjes Bajraktari, duke filluar nga “Pema e Bajraktarit” rrënjët e degët e saj. Më pas vijnë ngjarjet më pikante historike, që kanë të bëjnë me luftërat e popullit shqiptar për pavarësinë e Shqipërisë. Nga ku kjo familje, simbas këtij dokumentari, sjell rrëfimet të njohësve të kësaj familje, dhe historianve e studiuesve, ku thuhet se ajo ka pasur një rol të rëndësishëm. Në këtë dokumentar tregohen ngjarjet e viteve 1893, 1912, 1913, 1937, 1944, 1945 dhe 1956, në veri të Shqipërisë, duke u përqendruar në Kosovën e atyre viteve.
Dokumentari gjithmonë nëpërmjet rrëfimeve të bashkëvendasve tregonë përplasjet e familjes Bajraktari, burgosjet, vrasjet pa gjyq dhe eliminimi i figurave shqiptare të rezistencës patriotike, nga rregjimi i Beogradit. Filmi/dokumentar identifikon që çdo gjë e mbrapsht u erdhi shqiptarve nga regjimi sllavo-komunist serb, i cili i përndiqte gjatë gjithë jetës familjet e mëdha, si familja Bajraktari, duke filluar prej gjyshit, babait e familjarëve të Harry Bajraktarit. Aty në inserte të këtij filmi shikojmë qëndresën e tyre për të mos u mposhtur jo vetëm të familjes Bajraktari, por edhe familjve të tjera të Lugut të Baranit.
Në pjesën e dytë flitet për ndihmat që kjo familje u ofroi të varfërve dhe të larguarve nga largimi me forcë i kohës së Rankoviqit, procesin ei asimilimit me forcë nga sërbët në Kosovë, si pasojë e mospajtimit me regjimin sllavo komunist, dhe sidomos ballafaqimin me regjimin e Millosheviqit gjatë viteve të suspendimit fund vitet 90′ dhe më vonë. Filmi/dokumentar ka episode, dramca dhe skena të shumta jetësore që i japin deminsion të gjërë universal këtyre ndihmave, përfshirë edhe atë të insertve të pajtimit të gjaqeve nga Anton Çeta.
Pjesa e tretë e këtij filmi është Ikja nga Vranoci për në kampin e refugjatve në Atina Romë(Itali) . Saga e vuajtjeve shpirtërore e fizike të ikjes nga vendlindja. Aqsa nëna Zise që nuk e përjetojë mirë largimin nga Kosova, thuhet se nuk i foli me gojë deri sa mbrritën në Itali. Në këtë episod është shfaqur dhe mërzitja e të afërmeve të tij,për largimin nga Kosova e mëpastaj vizita e dajës Halil Arif Gecaj, që u dha kurajë në rrugëtimin e ri.
Në këtë insert bie në sy ndihma nga prifti katolik në mërgim Dom Prek Ndervashaj, i cilia ka qenë Meshtar i përkushtuar në shërbim të Atmes dhe Fesë!. Por edhe takimi me babanë e Demë Balidemajt, mikpritja e tij kur gjeti në mes të Romës, një shqiptar me plisë në kokë, që ecte si i” hutur” ashtu si kishte ecur para tij, dhe vet babai i Dem Balidemës. Më pas vjen ftesa e Mulosmanaj për Ëndrrën Amerikane, dhe lidhja e tij me familjen mbretërore Kulla në Kanada që janë mjaft interesante.
Ne pjesën e tretë, nëpërmjet rrëfimit të vet Harry-t, dhe disa bashkëvendasve të tij, paraqitet përpjekja energjike e babait të tij, Mete Bajraktarit në kërkim të gjetjes së rrugës së mbijetesës, megjithëse ai fiilimisht i nisë tentativat e tij të para në Europë(Itali e Zvicer), deri sa më në fund emigrojë në SHBA, duke ardhë te ai integrimi i vështirë.
Në fund është pjesa e katërt ku përfshihet e gjitha, jeta dhe vepra, kontributi për çështjen kombëtare të Harry Bajrktarit, lidhur edhe me biznesin dhe veprimtarinë politike, dhe si filantrop.
Hapja e gazetës shqiptaro amerikane Illyria, dhe inkurajimi që i dha daja i tij Rustem Gecaj, me familjen Gecaj. Gazetë, e cila do të shkepej kudo, tha Rustem Gecaj, : “ Gazeta Illyria u gjend në tavolinat e zyrave diplomatike dhe institucioneve ndërkombëtare në New York, e Washington, madje artriti deri në Shtëpinë e Bardhë, senatin e kongresin e SHBA .“
Ku çdo gjë kulmon në këtë film/dokumentar te ajo fotografia me gazetën Illyria, të Nëna Terezes, që tregonë edhe lidhjen e shqiptarëve të Amerikës me Nënë Terezën, siç janë edhe regjistrimet nga gazetarët Gjek Gjonlekaj dhe Sinan Kamberaj.
“Fotografia me gazetën “Illyria”, dhe mesazhet e komplimentat e saj për gazetën tonë, takimi me Ambasadorin në OKB, Pëllumb Kulla etj, tregojnë lidhjen e shqiptarëve të Amerikës me Nënë Terezën,” thotë botuesi e gazetës Illyria në New York, Vehbi Bajrami, i cili ndoqi shfaqjen e filmit.
Në Shtetet e Bashkuara, film/dokumentari tregon më së shumti jetën e Met dhe Ziza Bajraktari, lidhjet e tyre dhe miqësitë me familjet patriotike. Filmi ka episode udhëtimi që, nga fillimet e vështira të kurbetit dhe arritjen drejtë majave të suksesit, atë që Harry e quan sot edhe krenarinë e Bajraktarëve, i cili është një rrugëtim I suksesshëm, mbresëlënës e shumë dinjitoz i Harry Bajraktarit e familjes së tij së bashku me familjen Gecaj .
Simbas Harryt ardhja në New York Bronx në Kreston Avenue në familjen e Musli Mulosmanaj, ndërtimi i jetës e biznesit në Amerikë, nuk dotë bëhej pa ndihmën e anëtarve të familjes së tij, Gecajve dhe miqve të tij të shumtë të babait të tij Met Bajraktarit.
Në këtë film/dokumentar janë të përshkruar me detaje prekse dhe largimi në amshim të babait dhe nënës së tij, Met dhe Zisa.
Në dokumentar paraqiten takimet me patriotë të.mërgatës shqiptare në Amerikë e deri te Mbreti Zog. Takimet patriotike, që si tregonë Harry, formësuan edhe karakterin e tij si biznesmen, aktivist dhe patriot. Po ashtu në dokumentar paraqiten detaje të familjes dhe rrugëtimin e suksesshëm në biznesin e real estate, ku dëshmia e dajës Rrustem Gecaj e njeh shikuesin me fakte e detaje të qenësishme historike. “ Ne na ka karekterizuar gjithmonë sinqeriteti ynë, dhe mirëbesimi të njeri tjetri,” tha Rustem Gecaj.
Dokumentari nëpërmjet inserteve tregonë takimet me personalitete amerikane të Harry Bajraktarit lidhjet e tija me Eliot Engel, takimet me presidentin Klinton, sekretaren e Shtetit Hillary Klinton, Kryeministrin Blair, sekretaret e shtetit, senatorin Bobe Dole, takimet me ish kongresistin Joe Dioguardi dhe kontributin e tij, senator e kongresmen të tjer, dhe takimet personalitetet shqiptare si Mark Krasniqi, Dr.Rugova, Prof.Fehmi Agani, Bujar Bukoshi, Sali Berisha, Presidenti Nishani, shkrimtarin Ismail Kadare, etj.
Nëpërmjet inserteve të këtoij dokumentari paraqitet dhe kontributin historik të Harry Bajraktarit për çështjen kombëtare, lidhjet e tij me Këshillin Kombëtar Shqiptaro Amerikan, dhe Vatren takimin ne Shtëpinë e Bardhe me Presidentin Klinton, protestat e ndryshme sidomos para Kombëve të Bashkuara, pjesmarrjen e tij në Rambuje dhe takimin me Presidentin Klinton në Shtëpinë e Bardhë, e etj.
Në dokumentarin “The Bajraktari Journey ; The American Dream Saturday, flasin dhe ish Presidenti Bujar Nishani, ish-kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, ish kryeministri i Shqiperise Dr.Sali Berisha e ish presidenti Fatmir Sejdiu, Princi Leka Zogu, ish Ambasadorja Vlora Çitaku, duke vlerësuar figurën e kontributin e Harry Bajraktarit, si një shqiptar me vlera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili iu bë shembulltyrë e frymëzim për gjenerat shqiptare.
Harry Bajraktari është themeluesi dhe ish-botues i gazetës “Illyria” (1991-1998). Ai është një veprimtar, biznesmen dhe filantropist shqiptaro-amerikan, i nderuar me shumë çmime mes tyre edhe Nderi i Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, Medalja Presidenciale e Kosovës për Merita si dhe Dekorata e Thirrjes Presidenciale për Shërbim nga Shtëpia e Bardhë në SHBA.
Harry Bajraktari, “
Edhe lumi e ndryshon rrjedhën…”
Dokumentari mbyllet me lidhjen e dashurisë me bashkëshorten Lisa Milicaj – Bajraktari, rrëfimet romantike të dyve të njohjes së tyre, dhe lumturisë familjare që krijuan.
Në fund u shpërnda si dhuratë, nga vết Harry Bajraktari libri “Një Jetë në mes Amerikës dhe Kosovës” për Familjen Bajraktari, për Bajraktarët e Vranocit dhe të Amerikës, për Kullat tradicionale, kulturën dhe bizneset e Bajraktarëve. Libri hardcore me 400 faqe, është i shkruar me një stil të lehtë e mjeshtëror nga publicisti Muhamet Mjeku, që jeton ka vite në Nju Jork të SHBA,. I cili është një libër që përmban në vete aq shumë pjesë, ide, filozofi, ngjarje, memorie, dhe njerëz me perspektivat antropologjike, historike, sociologjike e publicistike.
Në kaptinën e fundit të librit shkruhet:
” Kush do te mendonte qe djaloshi 12 vjeçar, Harry Bajraktari, i cili u nda nga Vranoci me dhembje te madhe, pas dy dekadave do te behej nje nder biznesmenet dhe veprimtaret me te njohur shqiptar te Amerikes. Me siguri qe nje prognoze e tille per kohen ka qene e veshtire te thuhej dhe besohej. Po nga ky djalosh (Harry) bashke me Rrustem Gecaj ne qershor te vitit 1991 ne New York themelojne gazeta “Illyria” ne nje moment teper te rendesishem per Kosoven dhe shqiptaret. Çfare koincidence: dy gazeta shqiptare ne periudha te ndryshme kohore , njera luajti rol ne pavaresine e Shqiperise ( Dielli) , ndersa tjetra (Illyria) per pavaresine e Kosoves dhe demokratizimin e Shqiperise”.
Libri tregonë rrugen e prinderve te Harry Bajraktarit, Metes dhe Zises.
Synimi i tyre ka qene fare modest, qe pas nje qendrimi prej pese vjetesh, ku me pune te perditeshme do te grumbullonin nje shume parash, te ktheheshin ne Vranoc, te ngrehnin nje shtepi te re dhe te permisonin ekonomine shtepiake. Nuk ka qene vetem familja Bajraktari qe kishte projektuar nje plan te tille, keshtu kishin paramenduar edhe shume te tjera, por realiteti ka deshmuar te kunderten e saj. Erdhen per pak dhe mbeten per shume.
Familja Bajraktari e vendosur ne New York, ne vitet e 70′ , me kalimin e kohes , kishte dy opcione” Meta dhe Zisa te rregullonin jeten dhe te ktheheshin ne Kosove, ndersa i biri i tyre karizmatik Harry te gjente menyren se si te deportonte dhe te perparonte ne biznes.
Ky i fundit, se bashku me dajen e tij Rrustem Gecin, me 1980 hapen zyren e biznesit per pasuri te patundeshme(shit – blerje banesash) dhe orendite per pasijen e saj, i moren nga hedhurinat ne nje ndertese ne Park Avenue ne Manhattan, ndersa me 1998 arrije qe nga Marine Middle Bank ne Wall Street t’i akordojne 12 milion dollare kredi per zhvillimin e biznesit. Pas luftes ne Kosove, Harry me Rrustemin investojne 40 milion dollare. Çfare ndryshimesh te medha shenon jeta, nga nje fillim i veshtire deri te mrekullite. Kete, me mire se askush, ta ben te mundeshem Amerika.