Kosova me 10 medalje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Neo-Shkencës

Finallja e madhe e NEO-Shkencës u zhvillua në New Jersey në 6-12 qershor 2024: ekipi nga Kosova, mori 6 medalje të arta dhe 4 të argjendta

 

Nga Beqir Sina

Olimpiada Ndërkombëtare e Neo-Shkencës thuhet se është një ngjarje prestigjioze globale kushtuar arritjeve dhe avancimit të përsosmërisë në fushat e shkencës, matematikës dhe kodimit.

Në finale e madhe të “Olimpiadës Neo Science” të mbajtur në New Jersey, nga data 7 deri në datën 12, morën pjesë 15 shtete me 185 garues. Ekipi nga Infiniti Training Center, Prishtina, që përfaqësoi Kosovën, arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar shumicën e vendeve të para.

Ata u kthyem dje në Prishtinë duke marrë me vete 10 mdealje, nga këto 6 të arta dhe 4 të argjenda

Ekipi nga Kosova u dallua në kategoritë e shkencës, matematikës dhe kodimin duke arritur të renditen në tre vendet e para në nivel botëror në ‘Best Of the Bests Category’ duke u dekoruar me medaljet përkatëse.

Në ditën e çlirimit të Kosovës, drejtuesit e ekipit nxënësit, arsimtarët dhe prindërit, u pritën në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, nga Ambasador Blerim Reka – Shef i Misionit dhe diplomatët e saj në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork.

Në statusin e tij në facebook, Ambasadori Reka, shkroi se nxënësit e Kosovës, që fituan dje 6 medalje të arta dhe 4 të argjendta, në: matematikë, shkencë dhe robotikë, janë ; “Fëmijët e lindur në liri, që na bënë krenarë në ditën e çlirimit të Kosovës”.

Ndërsa, Merita Aliçkaj Lezi , e cila thuhet se është një organizatore e shkëlqyer, një menagjere e pa shoqe, mbi të gjitha një mbeshtetëse e jashtëzakonshmë e fëmijeve në këto gara, tha se kjo arritje e jashtëzakonshme është një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të nxënsëve të tyre të mrekullueshëm ; “Si menaxhere e këtij programi, jam jashtëzakonisht krenare për  gjithë ekipin tonë! Faleminderit të gjithëve që na mbështetën dhe na inkurajuan gjatë këtij rrugëtimi. Ky është vetëm fillimi!” tha ajo.

        Në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, pas olimpiadës ne biseduam me menagjeren Merita Aliçkaj Lezi .

        E cila tha se e vijmë nga Kosova, përkatësisht nga Prishtina. Ndërsa, tregojë se ajo është  menagjere e trajnimit të fëmijëve për shkollat e ulta dhe të mesme në Infinit Training Center, që organizojnë kurse të ndryshme për këtë kategori nxënësish.

        “Ne kemi marr pjesë në disa olimpiada ndërkombëtare, me të drejtën e përfaqësimit të shtetit të Kosovës në nivel ndërkombëtar. Kjo është olimpiada e katërt që ne marrim pjesë, dhe ekipi i nxënsëve nga Kosova në Neo Science Olympiad ishte me i përgatitur se kurrë, nxënësit nga Kosova shkëlqyen në të gjitha kategoritë. Më duhet të cekë me këtë rast se vitin e kaluar ne kemi marrë pjesë në olimpidën e Parisit, për gjuhën angleze dhe atë të fushave të ndryshme STEM, duke treguar edhe atje si në SHBA, rezultatet shumë të mira me fëmijët e Kosovës” tha ajo.

        Ndërsa, spjegojë se gara ndërkombëtare në matematikë, shkencë dhe robotikë, “Neo Science Olympic” të New Jersey Institute of Technology,  është një olimpiad ndërkombëtare, ku marrin pjesë shumë shtete të ndryshme nga e gjithë bota ; “Këtë vit kan marre pjesë mbi 15 shtete dhe 185 garues nga kategori të ndryshme. Kosova është renditur në shumicën e kategorive në tri vendet e para, duke marr edhe medaljet respektive – të arta, të argjenda dhe të bronxta.”

        Ndërsa, duke folur se si erdhën deri këtu, Merita Aliçkaj Lezi , tha se “Fillimisht është një përzgjedhje e fëmijëve nga Kosova, që kishin për të marre pjesë, pas përzgjedhjes së tyre ne kemi arritur ti trajnojmë ata fëmijë që morën pjesë më një trajnim të veçantë të aftësuar për t’u përfaqëuar me dinjitet në finalet. Ishin tetë fëmijë që e përfaqësuan Kosovën, me shumë dinjitet dhe na bënë krenar këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

        Po ashtu ajo tha se kemi garuar në ato kategori që jan të parapara në këtë olimpiade, të cilat ishin koding, matematikë, shkencë dhe robotikë, dhe në se flasim për rezultatin e arritur kemi nja shtrirje në të gjitha kategoritë nga vendi i parë deri te i treti.

         Nga ku kemi këto rezultate :

        Në kategorinë “Best of the Best” kemi këtë renditje:

        Gerti Kida  klasa 10 -vendi i parë nivel botëror-Kodim(Medalje e artë)

        Vesa Xhymshiti  – klasa e 6 vendi i parë në Matematikë ( Medalje e artë)

        Jeton Sylejmani klasa e 5-Vendi i dytë në Matematikë dhe Shkencë( Medalje e artë)

        Harun Hondozi   klasa 4- Vendi i parë në Shkencë dhe vendi i dytë në Matematikë(Medalje e artë)

        Lum  Rrahmani -Klasa e klasa e 4 vendi i parë AI Challenge vendi i dytë Shkencë dhe vendi i tretë në Matematikë( Medalje e artë)

        Molos Gashi klasa e 3- Vendi i parë në Matematikë dhe vendi i tretë  në Shkencë.(Medalje e artë)

        Me medalje u shpërblyen këta nxënës:

        Lum Paçarada  klasa e shtatë- medalje e artë në Shkencë

        Lorik Begunca klasa e pestë – medalje e artë në Matematikë

        Gjin  Rrahmani  klasa e tetë -medalje e artë në Shkencë

        Blin Berisha  klasa e tetë- medalje e artë në Shkencë

        Managjerja e këtij ekipi Merita Aliçkaj Lezi për së fundmni tha se dëshironte që edhe në emër të garuesve dhe familjarve të tyre, të falenderojë  Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ambasador Blerim Reka, dhe stafin diplomatik për mikëpritjen e tyre, si dhe konsullin z.Fatmir Zajmi i cili së bashku me konsullën na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në ceremonin e ndarjes së çmimeve per nxënësit e Kosovës, të cilët si e cekëm më parë fituan 6 medalje të arta dhe 4 të argjendtë , në: matematikë, shkencë dhe robotikë, përkatësisht garën ndërkombëtare: “Neo Science Olympic” të New Jersey Institute of Technology.

        Olimpiada Ndërkombëtare e Neo-Shkencës është një ngjarje prestigjioze globale kushtuar arritjeve dhe avancimit të përsosmërisë në fushat e shkencës, matematikës dhe kodimit.Olimpiada synon të përgatisë studentët për karrierën dhe përpjekjet e ardhshme ku njohuritë shkencore dhe matematikore janë thelbësore. Kjo qasje përputhet me idenë se arsimi duhet t’i pajisë studentët me aftësi dhe njohuri që janë të rëndësishme për aspiratat e tyre të ardhshme.

        Olimpiadës Neo Science duket se i jep përparësi një qasjeje të integruar dhe praktike për mësimin e shkencës dhe matematikës, me fokus në përgatitjen e studentëve për aplikime dhe sfida të botës reale. Kjo qasje mund të nxisë një kuptim më të thellë të këtyre lëndëve dhe t’i pajisë studentët me aftësi të vlefshme për udhëtimet e tyre akademike dhe profesionale.