Osmani pas takimit me Sullivanin: Roli i SHBA-së jetik për paqen e sigurinë

Prishtinë, 16 qershor 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se është takuar me këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit amerikan, Jake Sullivan, dhe me drejtorin e Lartë për Evropë në Këshilin për Siguri, Michael Carpenter. Takimi është realizuar në Zvicër, në margjina të samitit për Ukrainën.

Presidentja Osmani ka bërë të ditur se me zyrtarët e latyë amerikanë kanë diskutuar mbi rolin e SHBA-së për paqen dhe sigurinë dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Një takim i rëndësishëm me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, z. Jake Sullivan, dhe Ambasadorin Michael Carpenter- Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin për Siguri të Shtëpisë së Bardhë, mbi rolin jetik të Shteteve të Bashkuara për paqe dhe siguri të qëndrueshme si dhe për rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit tonë”, është shprehur Osmani të dielën.

Të shtunën, Presidentja Osmani është takuar edhe me zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris.

“Ia përcolla mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e palëkundur dhe miqësinë tonë të përjetshme!”, ka shkruar Presidentja Osmani në Facebook.

May be an image of 3 people

Presidentja e Kosovës është takuar edhe me liderë të tjerë që morën pjesë në Samitin për Ukrainën që u mbajt në Zvicër.

(r.m.)