Gjykata Speciale e paralajmëron pë herë të fundit Nasim Haradinajn

Hagë, 18 qershor 2024 – Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova, e ka paralajmëruar për herë të fundit Nasim Haradinajn që t’u përmbahet kushteve të përcaktuara në vendimin lirimit me kusht, përndryshe ai do të kthehet përsëri në paraburgim, për të vuajntur pjesën e mbetur të dënimit.

Paralajmërimi vjen pasi Haradinaj ka dhënë intervista në media, siç thuhet, “pa kërkuar paraprakisht leje” nga gjykata, siç thuhet në  vendimin për lirim me kusht..

Në komunikatën për media thuhet se Trendafilova e ka paralajmëruar Haradinajn për herë të fundit. Ako ka theksuar se “çdo shkelje tjetër do të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në objektin e paraburgimit”.

“Kryetarja shpjegoi se megjithëse Vendimi mund të revokohet ose modifikohet menjëherë mbi bazën e shkeljeve, ajo vendosi që zotit Haradinaj t’i jepte edhe një paralajmërim të fundit, dhe e bëri të qartë se çdo shkelje tjetër do të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në objektin e paraburgimit të DHSK-së për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit”, thuhet në komunikatë.

Nasim Haradinaj ishte dënuar me 4 vjet e tre muaj burgim nga Gjykata Speciale në Hagë për frikësim të dëshmitarëve dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në dhjetor të vitit 2023, ai ishte liruar me kusht nga paraburgimi, pasi kishte vuajtur dy të tretat e dënimit.

(r.m.)