Rusia e Vietnami nënshkruan dhjetëra marrëveshje bashkëpunimi

Hanoi, 20 qershor 2024 – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe homologu i tij  vietnamez, To Lam, , nënshkruan dhjetëra marrëveshje bashkëpunimi midis dy vendeve, të enjten në Hanoi, raporton Radio Evropa e Lirë.

Putin e To Lam u pajtuan ta thellojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë, në fushën e kërkimeve të gazit dhe naftës, si edhe në fushën e shëndetësisë. Por, ata u pajtuan të punojnë bashkë për një qendër të ekologjisë bërthamore dhe shkencore që do të themelohet në Vietnam.

Asnjëra nga 12 marrëveshjet që u bënë publike nuk ka të bëjë me fushën e mbrojtjes, por Presidenti vietnamez tha se ka edhe marrëveshje të tjera, të cilat s’u bënë publike.

Putini tha se Rusia dhe Vietnami janë të interesuara për ta zhvilluar bashkërisht “një arkitekturë të besueshme të sigurisë” në rajonin e Azi-Paqësorit, duke shtuar se “nuk ka vend për blloqe të mbyllura politiko-ushtarake”. Ai shtoi se të dyja vendet duan ta “thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri, për t’u përballur me sfidat jotradicionale të sigurisë”.

Vladimir Putin e viziton Vietnamin në kohën kur Rusia po përballet me izolim ndërkombëtar, për shkak të agresionit të saj ushtarak ndaj Ukrainës. Ai shkoi në Vietnam nga Koreja e Veriut, ku me liderin e këtij shteti, Kim Jong Un, e nënshkruan një marrëveshje që dy vendet të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast të ndonjë lufte.

(r.m.)