Presidentja Osmani e vlerëson mbështetjen e Britanisë në fushën e mbrojtjes

Prishtinë, 23 qershor 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar të dielën me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku është diskutuar për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Britani në muajin korrik.

Presidenca njoftoi se Presidentja Osmani e ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve britanikë në fushën e mbrojtjes, sidomos për ngritjen profesionale të kuadrit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë britanikë në fushën e mbrojtjes, dhe tha se si Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndihet krenare për arritjet e vazhdueshme të vajzave dhe djemve të FSK-së në akademitë më prestigjioze ushtarake në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në komunikatë.

Atu thuhet se Presidentja Osmani e ambasadori Hargreaves kanë folur edhe për bashkëpunimin bilateral.

“Në takim u diskutua po ashtu edhe për bashkëpunimin bilateral në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në fusha të ndryshme”, thuhet nӕ komunikatën e Presidencës së Kosovës.

(r.m.)