Në Novobërdë nisin gërmimet arkeologjike në një vendbanim dardan

Prishtinë, 24 qershor 2024 – Në fshatin Bostan të komunës së Novobërdës kanë nisur gërmimet arkeologjike për të konfirmuar prezencën e një qendre banimi që lidhet me periudhën e Dardanisë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, tha se qëllim i këtij hulumtimi është “konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane”.

 “Përmes zbulimeve arkeologjike formësohet historia e lashtë e vendit tonë. Në lokalitetin arkeologjik të fshatit Bostan në Komunën e Novobërdës, kanë nisur hulumtimet dhe gërmimet arkeologjike. Ky lokalitet  në mesin e banorëve njihet me emrin ‘Gumnishtë’ dhe ndodhet në lartësi mbidetare 957m, ndërsa qëllim i këtij hulumtimi është konfirmimi i një qendre banimi që lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane”, ka shkruar ministri Çeku në Facebook.

(r.m.)