Kurti: Serbia e dëshmoi edhe një herë armiqësinë e saj me paqen dhe pajtimin

Prishtinë, 28 qershor 2024 – Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka akuzuar autoritetet shtetërore të Serbisë për anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, i cili duhet të hapej të enjten, më 27 qershor, në Beograd.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, Kurti ka theksuar se Serbia edhe një herë ua mbylli gojën artistëve dhe u dha zë huliganëve. Ai theksoi se Serbia e ndaloi këtë festival të sponsorizuar nga BE-ja, dy ditë pasi e refuzoi nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, të sponsorizuar po nga BE-ja.

“Pasi refuzoi edhe një herë nënshkrimin e Marrëveshjes Bazë të lehtësuar nga BE-ja, të miratuar nga SHBA-ja, Serbia ndaloi të enjten një nismë tjetër të sponsorizuar nga BE-ja, festivalin e ‘Mirëdita, dobar dan’”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se autoritetet serbe e zwvendwsuan festivalin me një “paradë groteske të urrejtjes dhe me mesazhe diskriminuese”.

“Festivali kulturor me një histori dhjetëvjeçare të festimit të diversitetit dhe bashkimit të artistëve nga Kosova dhe Serbia, “Mirëdita, Dobar Dan”, u rrëmbye nga zëvendëskryeministrit i Serbisë Aleksandar Vulin dhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, të cilët e deformuan atë, përtej njohjes, në një paradë groteske të urrejtjes dhe mesazheve diskriminuese. Në vend të artistëve, fjala iu dha grupeve të huliganëve”, ka theksuar Kurt.

“Për fat të keq, Serbia e dëshmoi edhe një herë armiqësinë e saj të patundur ndaj gjithçkaje që ka të bëjë me paqen dhe pajtimin”, ka theksuar Kurti.

https://x.com/albinkurti/status/1806448471366345080?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1806448471366345080%7Ctwgr%5E5b305832d886209384c914e3fa815c1389ebd65a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Farberi%2F424451%2Fkurti-pas-ndalimit-te-miredita-ne-vend-te-artisteve-fjala-iu-dha-huliganeve

Festivali “Mirëdita, dobar dan” u ndalua me urdhër të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Ministria e Brendshme lëshoi urdhër për ndërprerjen e tubimit publik ‘Mirëdita, dobar dan’, për shkak se mund të rrezikojë sigurinë e njerëzve dhe pronës, por edhe rrezikon të prishë rendin publik dhe paqen në shkallë të gjerë”, ka thënë Daçiq.

Hapja e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, i cili sponsorizohet nga Bashkimi Evropian, ishte paraparë të bëhej të enjten, në orën 18:30, në sheshin Dorqol të Beogradit. Disa orë para hapjes, një grup i ekstremistëve serbë protestuan para ndërtesës ku do të mbahej festival, ku brihiritën parulla armiqësore ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Anulohet festivali “Mirëdita, dobar dan” në Beograd mes tensioneve me huliganë

(r.m.)