Prishtinë, 28 prill 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se Serbia është burim i dokumenteve “non-paper” për Ballkanin Perëndimor të publikuar ditëve të fundit.
“Leximi i kujdesshëm i këtyre ‘non-papers’ dhe idetë që prezantohen aty (siç janë ndryshimi i kufijve, krijimi i regjioneve autonome apo pushteteve të treta) tregon qartë se kush është hartuesi i vërtetë i këtyre dokumenteve”, ka thënë zonja Osmani, në një reagim publik në rrjetin social “Facebook.
Presidentja Osmani ka theksuar se këto “non-papers” kanë përbrenda ide destabilizuese për rajonin dhe u bën thirrje politikbërësve që të mos bijnë në kurthin e Serbisë.
“Kjo është strategji e vjetër e Serbisë, e përsëritur tani me qëllim që një qasje e tillë të normalizohet e të bëhet pjesë e debatit të përditshëm, e pastaj edhe e agjendës së dialogut, kërkesë kjo e rrezikshme dhe destabilizuese e saj, por dhe e Rusisë. Prandaj, të mos bijmë në kurthin e tillë. Të kemi besim në aleatët tanë, por mbi të gjitha të kemi besim në vetveten. ‘Non-papers’ të tillë lëre që refuzohen nga ana jonë, por as nuk do të mund t’i përcaktojnë veprimet tona e as mbarëvajtjen e dialogut”, ka theksuar ajo.
Zonja Osmani e ka publikuar këtë qëndrim të martën, në ditën e personave të pagjetur. Ajo ka theksuar ndriçimi i fatit të përsonave të pagjetur, vendosja e drejtësisë për krimet dhe gjenocidin serb dhe dëmshpërblimi për dëmet që kashkaktuar Serbia në Kosovë mbeten prioritet për institucionetshtetërore të Kosovës.
“Asnjë ‘non-paper] nuk mund t’i ndryshojë prioritetet e as kërkesat tona të drejta në raport me Serbinë: zbardhja e fatit të të zhdukurve, drejtësia dhe reparacionet për dëmet e luftës”, thekson Presidentja Osmani.
Reagimi i plotë i Presidentes Osmani:
Të gjitha ato “non-papers”, që kanë përbrenda ide destabilizuese për rajonin tonë e kanë vetëm një burim: Serbinë.
Kjo është strategji e vjetër e Serbisë, e përsëritur tani me qëllim që një qasje e tillë të normalizohet e të bëhet pjesë e debatit të përditshëm, e pastaj edhe e agjendës së dialogut, kërkesë kjo e rrezikshme dhe destabilizuese e saj, por dhe e Rusisë. Prandaj, të mos bijmë në kurthin e tillë. Të kemi besim në aleatët tanë, por mbi të gjitha të kemi besim në vetveten. “Non-papers” të tillë lëre që refuzohen nga ana jonë, por as nuk do të mund t’i përcaktojnë veprimet tona e as mbarëvajtjen e dialogut.
Leximi i kujdesshëm i këtyre “non-papers” dhe ideve që prezantohen aty (siç janë ndryshimi i kufijve, krijimi i regjioneve autonome apo pushteteve të treta) tregon qartë se kush është hartuesi i vërtetë i këtyre dokumenteve.
Sot është dita kur kujtojmë më të dashurit tanë fatin e të cilëve ende nuk e dijmë. Përderisa dhimbja jonë për ta vazhdon, përgjigjja rreth fatit të të zhdukurve me dhunë gjendet në Serbi. Asnjë “non-paper”, nuk mund t’i ndryshojë prioritetet e as kërkesat tona të drejta në raport me Serbinë: zbardhja e fatit të të zhdukurve, drejtësia si dhe reparacionet për dëmet e luftës.
(r.m.)