Natasha Kandiq: Serbia është shndërruar në gropë të zezë

Beograd, 28 qershor 2024 – Natasha Kandiq, aktiviste për të drejtat e njeriut,themeluese dhe udhëheqëse shumëvjeçare e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, e ka dënuar ashpër vendimin e autoriteteve të Serbisë për ndalimin e festivalit “‘Mirëdita, dobar dan”, që duhet të fillonte të enjten në Beograd.

Zonjas Kandiq, në një postim në platformën “X”, ka thënë se Serbia u rreshtua me huliganët dhe në errësirën e etnonacionalizmit më të madh.

“Me ndalimin e ‘Mirëdita, dobar dan’ Serbia dhe institucionet e saj u rreshtuan me huliganët dhe me errësirën më të zezë të etnonacionalizmit. Në Serbi nuk mund të organizohet më debat mbi pajtimin dhe as protestë kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës. Gropë e zezë”, ka shkruar Kandiq.

https://x.com/natasakandic/status/1806316877322289635?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1806316877322289635%7Ctwgr%5E9099111f344ee1906130cbdd93815ba8a319d394%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fanulimi-festivalit-miredita-dobar-dan-kandiq-serbia-u-rreshtua-ne-erresiren-etnonacionalizmit-te-madh%2F

Festivali “Mirëdita, dobar dan” u ndalua me urdhër të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

“Ministria e Brendshme lëshoi urdhër për ndërprerjen e tubimit publik ‘Mirëdita, dobar dan’, për shkak se mund të rrezikojë sigurinë e njerëzve dhe pronës, por edhe rrezikon të prishë rendin publik dhe paqen në shkallë të gjerë”, ka thënë Daçiq.

Hapja e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, i cili sponsorizohet nga Bashkimi Evropian, ishte paraparë të bëhej të enjten, në orën 18:30, në sheshin Dorqol të Beogradit. Disa orë para hapjes, një grup i ekstremistëve serbë protestuan para ndërtesës ku do të mbahej festival, ku brihiritën parulla armiqësore ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Anulohet festivali “Mirëdita, dobar dan” në Beograd mes tensioneve me huliganë

(r.m.)