Beograd, 29 qershor 2024 – Ministria e Brendshme e Serbisë tha se një person qëlloi me shigjetë dhe plagosi një pjesëtar të xhandarmërisë serbe që ruante ambasadën izraelite në Beograd të shtunën. Oficeri qëlloi për vdekje autorin e sulmit.
Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç tha në një deklaratë se autori qëlloi me një shigjetë në drejtim të oficerit, duke e goditur atë në qafë. Ai tha se oficeri “përdori armën në vetëmbrojtje për të qëlluar sulmuesin, i cili vdiq si pasojë e plagëve”.
Identiteti i autorit të sulmit është ende duke u përcaktuar, tha ministri serb, duke nënvizuar se sulmi ndaj pjesëtarit të xhandarmërisë “është akt terrorist i drejtuar edhe kundër shtetit të Serbisë edhe kundër pjesëtarëve të xhandarmërisë”.
Ai tha se po kryhen hetime për rrethanat dhe motivet e mundshme të sulmit.
Serbia ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Izraelin, me gjithë luftën në Gazë.
(Zëri i Amerikës)