Konjufca: Rusia dhe Serbia përbëjnë rrezik për sigurinë në rajon

Prishtinë, 4 korrik 2024 – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Rusia dhe Serbia janë burimet kryesore të pasigurisë në Ballkanin Perëndimor.

“Sot pasiguria në rajon i ka dy burime kryesore: agresionin rus në Ukrainë dhe mospajtueshmërinë e Serbisë me kufijtë e saj, përkatësisht ambicien e saj për zgjerim territorial”, ka thën Konjufca, të premten në Prishtinë, në takim me të dërguarin e Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš.

Kabineti i Kryeparlamentarit Konjufca njoftoi se në takim u diskutua edhe për dialogun Kosovë – Serbi dhe se z. Konjufca ka theksuar nevojën që BE-ja të bejë më shumë që ta shtyjë Serbinë ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit, të cilën ai e ka cilësuar si kornizë bazë për normalizimin e raporteve mes dy shteteve.

Emisari slloven për Ballkanin Perëndimor ka thënë se Sllovenia, sikurse edhe Bashkimi Evropian, do të angazhohet për uljen e tensioneve dhe për vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si edhe për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

(r.m.)