AGK: Miratimi i Ligjit për KPM-në – goditje e rëndë ndaj lirisë së medies në Kosovë

Prishtinë, 11 korrik 20214 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur shqetësimin për miratimin e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Medieve nga Kuvendi i Kosovës.

Në një deklaratë të kësaj organizate thuhet se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka marrë parasysh vërejtët e medieve, ekspertëve të fushës dhe të shoqërisë civile.

“Partia politike në pushtet nuk i ka marrë parasysh vërejtët e shoqërisë civile e medieve, dhe ka shpërfillur Raportin e ekspertes së Këshillit të Evropës, që ka konstatuar se pjesa më e madhe e Ligjit nuk i përmbushë standardet evropiane, duke përfshirë ato të Këshillit të Evropës ku Kosova synon anëtarësimin. Një gjë e tillë, u theksua sot para votimit edhe nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca”, thuhet në deklaratë.

“Votimi i sotëm është prej goditjeve më të mëdha që Qeveria e Kosovës dhe Vetëvendosje ka bërë kundër lirisë së medies në Kosovë, në një përpjekje të nisur qysh prej fillimit të mandatit për disiplinimin dhe kontrollimin e tyre.

Votimi i sotëm do të ketë një tjetër efekt negativ në renditjen e vendit në raportet ndërkombëtare të fushës”, thekson AGK.

Kjo organizatë bën thirrje për përdorimin e të gjitha mjeteve ligjore dhe kushtetuese për ta kundërshtuar hyrjen në fuqi të ligjit. Ajo ka paraqitur edhe vërejtjet kryesore të saj lidhur me këtë ligj, në linkun:  https://tinyurl.com/5bctfvtu

#agk2024 #journalists #KPM

 

(r.m.)