Osmani takon Nancy Pelosin: Nder i veçantë të takohem me miken e vërtetë të Kosovës

Uashington, 13 korrik 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar në Uashington ish-udhëheqësen e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Presidentja Osmani, në një postim në platformën X, e ka cilësuar si “nder të veçantë” për të takimin me zonjën Pelosi, të cilën e ka vlerësuar si mike të vërtetë të popullit të Kosovës.

“Gjithmonë është nder i veçantë të takohem me udhëheqësen Pelosi, miken e vërtetë të popullit të Kosovës. Gjithmonë është kënaqësi të arrish të diskutosh mbi vlerat e përbashkëta që i bashkojnë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar ajo.

Presidentja Osmani e përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington, me ftesë të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Ajo e cilësoi ftesën e presidentit Biden si mesazh të fuqishëm se “rruga e Kosovës drejt NATO-s është e pakthyeshme”.

“Kosova është e nderuar shumë nga Shtëpia e Bardhë, me Bidenin në veçanti me ftesën për të marrë pjesë në aktivitetin përmbyllës. Kjo ftesë ka dhënë mesazh të fuqishëm se rruga e Kosovës drejt NATO-s është e pakthyeshme, ka treguar rëndësinë jashtëzakonisht të madhe që ShBA-të i jepin partneritetit me Kosovën”, ka deklaruar Osmani, në një intervistë ekskluzive për emisionin “FIVE”.

Presidentja Osmani e ka cilësuar si ngjarje historike për Kosovën pjesëmarrjen në samitin e NATO-s.

“Në përgjithësi, ishte pjesëmarrje historike për Kosovën, që tregoi përkushtimin e Aleancës dhe ShBA-së me Kosovën”, ka thënë ajo.

Presidentja e Kosovës ka treguar se gjatë takimit përmbyllës të samitit të NATO-s ka p[asur rastin të bisedojë edhe me Presidentin Biden.

jesëmarrësve të Ajo ka treguar se çfarë ka biseduar me presidentin amerikan, Joe Biden.

“Biseduam për kontributin që ka dhënë djali i tij i ndjerë, Boe Biden, në fushën e sundimit të ligjit. Përveç kësaj, në aktivitetet e para të këtij samiti, biseduam për hapat përpara që duhet të bëjmë. Administrata ka treguar përkushtim të veçantë, që siguria në Kosovë të mbahet në nivel të lartë. Përkushtimi i vetë presidentit Biden tregon se ShBA-të do vazhdojnë me përkrahje të palëkundur për shtetin tonë”, ka theksuar ajo.

Gjatë qëndrimit të SHBA, Presidfentja Osmani është takuar me udhëheqës të disda vendeve anëtare të NATO-s, me zyrtarë të lartë në Depratamentin e Shtetit dhe me disa senator e kongresmenë amerikanë.

(r.m.)