Daçiq jep detaje për vrasjen e Faton Hajrizit

Beograd, 19 korrik 2024 – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka dhënë detaje për vrasjen e të dyshuarit kryesor për vrasjen e policit në Lloznicë, natën mes të mërkurës dhe të enjtes.

Daçiq ka thënë se vrasja e Faton Hajrizit, të cilin e ka cilësuar si “terrorist shqiptar”, ka ndodhur në hapësirat e Banjës së Kovilaçës. Ai ka treguar se një banor i qytetit fqinj, Tërbushnica, kishte reportuar në polici për vendndodhjen e Hajrizit.

“Një orë më parë është likuiduar terroristi shqiptar që e vrau një polic serb dhe e plagosi një tjetër polic serb. Ne, siç e dini, e publikuam një foto të tij sot në mëngjes, në mënyrë që njerëzit të mund ta identifikonin dhe të raportonin nëse e shihnin, dhe kjo ishte pikërisht ajo që ndihmoi. Një banor i qytetit fqinj Tërbushnica e ka parë atë sepse i kishte kërkuar ujë. Suiç kemi thënë, ai nuk e njihte gjuhën (serbe). Sapo është larguar, banorit i është dashur të bënte një ose dy kilometra rrugë për të raportuar”, ka thënë Daçiq për televizioni shtetëror të Serbisë.

This image has an empty alt attribute; its file name is Trupi-i-pajete-i-Faton-Hajrizit-640x400.png

Daçiq ka thënë se Faton Hajrizi po fshihej buzë lumit duke kërkuar shteg për ta kaluar atë. Sipas tij, Fatoni ka qëlluar në drejtim të policisë.

“Kur e ka parë policinë, ai ka qëlluar (me revole). Policia ka qëlluar dy herë dhe ai ka nisur të ikë. Ai ka qëlluar me nëntë plumba. Policia e ka likuiduar pasi e ka kuptuar se ai nuk e kishte ndërmend të dorëzohej”, ka thënë ai.

Daçiq e ka treguar edhe një revole që, sipas tij, i përkiste Hajrizit.

“Kjo këtu është arma e tij, arma që ai e përdori për të vrarë policin. Ai ishte gati të vriste edhe të tjerë e jo vetëm policë”, ka thënë ai.

Ai ka dhënë edhe detaje lidhur me lëvizjet e Hajrizit gjatë dy ditëve që ishte në kërkim.

“E kemi ndjekur dy ditë, përmes shikimit të kamerave të ndryshme. Ai e vodhi një biçikletë dhe erdhi këtu nga Lipniçki Shore. Gjurmët e tij i gjetëm edhe në gardhe. Ai po i ndërronte rrobat”, ka thënë Daçiq.

Ai është shprehur i lehtësuar pas vrasjes së Hajrizit, duke e përsëritur atributin “tërrorist shqiptar”.

“Kështu e kemi hequr qafe jo vetëm terrorizmin shqiptar, por edhe një rast ndërkombëtar. Ne nuk do të kemi mëshirë ndaj akujt. Polici ynë e humbi jetën në krye të detyrës. Të gjithë kishin frikë se ai do të vriste edhe dikë tjetër”, ka thënë ai.

“Këto ishin dy net pa gjumë për gjithë policinë këtu”, ka theksuar ai.

Daçiq ka treguar se në operacionin e kërkimit të Hajrizit kanë marrë pjesë rreth 400 persona.

(r.m.)