Paris, 22 korrik 2024 – Franca nuk u dha viza rreth 100 gazetarëve, terapistëve dhe punonjësve teknikë që kërkuan të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike Verore Parisi 2024, për shkak të shqetësimeve për spiunim.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin, bëri të ditur se të refuzuarit për këtë arsye janë shtetas rusë dhe bjellorusë.
Darmanin tha se Franca është e shqetësuar edhe për rrezikun e sulmeve kibernetike gjatë olipmiadës.
Ekipet ruse dhe bjelloruse janë ndaluar të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Verore, si ndëshkim për pushtimin rus të Ukrainës, të cilin Bjellorusia e ka mbështetur.
Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, të cilat tërheqin qindra mijëra vizitorë të huaj, do të zhvillohen prej 26 korriku deri më 11 gusht.
(r.m.)