Fredi Beleri zgjidhet nënkryetar i Komisionit të Peticioneve të Parlamentit Evropian

Athinë, 23 korrik 2024 – Fredi Beleri, i cili u zgjodh eurodeputet nga partia Demokracia e Re në Greqi është zgjedhur në një post drejtues në Parlamentin Evropian, ndonëse ai ndodhet në burg në Shqipëri.

“Kathimerini” shkruan se Beleri është zgjedhur nënkryetar i Komisionit të Peticioneve.

“Falënderoj kolegët e mi që më zgjodhën nënkryetar të Komisionit të Peticioneve, gjë për të cilën mësova nga brenda burgjeve shqiptare”, citohet të ketë thënë Beleri nga AMNA, transmetoj Panorama.

Ai ka shprehur optimizmin e tij se së shpejti do të lirohet nga burgu dhe do të jetë në gjendje të kryejë detyrën e tij.

Parlamenti Evropian njoftoi se të 20 komitetet e përhershme dhe katër nënkomitetet e tij u mblodhën të marten për të zgjedhur udhëheqjet e tyre.

(r.m.)