Nga Keze Kozeta Zylo
Të mërkurën në 23 korrik, në orën 11 paradite, stafi i Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit ne New York dhe ne Online u mireprit ne Kuvendin e Republikes se Kosoves me ftese nga Kryetari i saj z. Glauk Konjufca. Ne kete takim ishin z. Qemal Zylo themelues dhe drejtues i TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life”, mesuese e nderuar plot pervoje, kulture midis dy kontinenteve Fatlinda Bajcinca Gashi, mesuese Kozeta Zylo, te cilet u shoqeruan nga znj. Megi Gjoni bashkepunetore per TV ne Tirane. Zoti Konjufca falenderoi perzemersisht themeluesit, mesuesit, nxenesit, prinderit per kete pune atdhetare dhe nga me te cmuarat ne Diaspore. Gjuha Shqipe tha z. Konjufca eshte identiteti yne kombetar. Ajo eshte e pasur dhe nder me te vjetrat ne bote ndaj duhet te ruhet si e shenjte. Ne do ju mbeshtesim vazhdimisht dhe do te krijojme lidhje dhe me te aferta me Shkollat Shqipe qe femijet e Diaspores te mos harrojne rrenjet nga vine. Diaspora gjithmone ka qene prane Kombit dhe Kosoves dhe vazhdimisht e ka mbeshtetur fuqimisht ndaj ne i shprehim respektin maksimal. Ju premtoj se nese do te vije ne New York do te gjej kohen per te vizituar Shkollat Shqipe.
Zoti Qemal Zylo falenderoi z. Glauk Konjufca dhe shprehu mirenjohjen e pakufishme per mikpritjen e tij si dhe te z. Albin Kurti qe kane qene te vemendshem per Misionin Kombetar. Gjithashtu cmoi se tepermi mbeshtetjen dhe vizionin e tij per Gjuhen Shqipe dhe Kombin. Zoti Zylo pershkroi punen e palodhur te stafit, mesueseve dhe te asistenteve i cili tha se pa kontributin e tyre nuk do te kishim keto arritje te suksesshme si shkolla. Mesuese Fatlinda Bajçinca Gashi vleresoi lart kontributin e z. Glauk Konjufca per Kosoven, nderkohe shohim si rritet nje politikan vizionar ne cdo aspekt si lider. Jam krenare qe punoj prane Shkolles Shqipe ne Brooklyn duke ju mesuar femijeve te Diaspores Gjuhen Shqipe. Ne vertete jemi larg, por Gjuhen Shqipe e kemi ne palcen e gjakut dhe ate do jua transmetojme brezave. Eshte emocion te jem sot ne keto mjedise te Kuvendit qe edhe pse e lindur dhe rritur ne Prishtine nuk i kishja vizituar me pare. Ne punojme fort institucionalisht, ndaj dhe Alba Life ka nje histori te merituar suksesi. Zoti Glauk Konjufca ne fund te vizites sone dha nje interviste per TV “Alba Life” ne New York. Elekuenca e folur e tij ne Gjuhen Shqipe ishte per t’u admiruar. Takimi me Zotin Konjufca ishte frymezues, atdhetar, plot kulture dhe miresi.
Kryetari i Kuvendit te Kosoves zoti Glauk Konjufca sherben si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, ka qenë Ministër i Punëve të Jashtme në Kosovë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ne emer te gjithe stafit, mesueseve, prinderve dhe nxenesve te Shkollave Shqipe “ Alba Life” i shprehim mirenjohjen e thelle Zotit Konjufca dhe i urojme pune te mbare ne Kuvend.
23 korrik, 2024
Prishtinë, Kosovë