Edi Rama njofton për ndryshime në Qeveri dhe në kryesinë e Kuvendit

Tiranë, 28 korrik 2024 – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi të dielën se do të bëjë ndryshime në qeveri dhe për emërimin e Elisa Spiropalit kryetare të Kuvendit.

Ndërhyrjet e befta i prekën tri ministritë kyçe të qeverisë: në Ministrinë e Financave, në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Ministrinë e Brendshme. Bie në sy se emrat e minsitrave të rinj nuk janë profile politike.

Në krye të Ministrisë së Financave, në vend të Ervin Metes, do të vijë Petrit Malaj, drejtori aktual i Agjencisë Kombëtarë të Burimeve Natyrore (AKBN).

Ervon Hoxha, i cili deri tani e ka mbajtur postin e drejtorit të Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, IKMT, do të jetë ministër i Brendshëm, në vend të Taulant Ballës.

Minister i Mbrojtjes, në vend të Niko Peleshit, do të jetë kreu i Autoritetit Portual të Durrësit, Pirro Vengu.

Rama njoftoi edhe për ndryshime në Kuvend. Elisa Spiropali do të jetë kryetare e Kuvendit, në vend të Lindita Nikollës, e cila dha dorëheqje nga kjo pozitë për arsye shëndetësore.

Deputeti Blendi Çuçi do të emërohet nënkryetar i Kuvendit, në vend të Ermonela Felajt, kurse mininistri i deritashëm i Mbrojtjes, Niko Peleshi, do të marrë kryesimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në vend të Bledi Çuçit.

Ministr i deritashëm i Brendshëm, Taulant Balla, do të mbetet pjesë e kabinetit qeveritar të Ramës. Ai do të emërohet ministër i Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit.

Rama njoftoi për ndryshime në qeveri dhe në krye të Kuvendit në fund të një fjale të tij të gjatë, në Kongresin e Partisë Socialiste. Rama nuk I shpjegoi arsdyet e ndryshimeve në qeverinë e tij dhe nuk tha asgjë për performansën e qeverisë apo të dikastereve ku bëri ndryshime.

Rama kishte bërë ndryshime në kabinetin qeveritar edhe vitin e kaluar, ndërsa në vitin 2022 e kishte shkarkuar nga detyra Zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndërkohë është shpallur person në kërkim ndërkombëtar, si i dyshuar për përfshirje në disa aferas të mëdha për korrupsion.

(r.m.)