Donjeta Sadiku eliminohet nga Lojërat Olimpike nga nënkampionia e botës

Paris, 29 korrik 2024 – Boksierja e Kosovës Donjeta Sadiku, e cila garon në kategorinë deri 60 kilogramë,  u eleminua nga gara për medalje të Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

Ajo u mposht me pikë, 3:2, nga nënkampionja e botës, kolumbiania Pana Valdes. Dy gjyqtarë i dhanë fitore Donjetës, por tre gjyqtarët tjerë i dhanë fitore Valdesit.

Boksierja kosovare e filloi raundin e parë me kujdes të tepruar, kështu që në ring dominoi kundërshtarja e saj. Në dy raundet tjera ajo ishte më luftarake, por jo mjaft e kujdesshme, prandaj i mori disa kundërgoditje. Në radundin e tretë ishte shumë më agresive, por nuk arriti të kompensonte mungesën e dy raundeve të para.

Kjo është hera e dytë që Donjeta Sadiku merr pjesë në Lojërat Olimpike. Herën e kaluar ajo mori pjesë si e ftuar, ndërsa këtë herë mori pjesë si fituese e normës olimpike.

(r.m.)