Situatë alarmante në Shëngjin. Zjarret kërcënojnë edhe hotelet. Evakuohen banorët e pushuesit

Tiranë, 30 korrik 2024 – Situata në Shëngjin është alarmante. Autoritetet locale në Lezhë thanë të martën në mëngjes se “vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin ka dalë plotësisht jashtë kontrollit”.

Flakët e zjarreve që kanë shpëthyer prej dy ditësh në pjesën malore u janë afruar banesave dhe bizneseve në zonën bregdetare. Një biznes privat në afërsi të plazhit te Rana e Hedhun është djegur tw martwn pasdite. Zjarri ka kapluar edhe çadrat dhe rrethojën e kompleksit turistik “Inheritor”, në zonën Rana e Vogël.

Autoritetet lokale njoftuan se po punohet me të gjitha mjetet për mbrojtjen e banesave dhe hoteleve.

“Deri tani është bërë e mundur që këto objekte të mos preken nga zjarri”, thuhet nw njoftim.

Por situata vazhdon tw pwrkeqwsohet. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se zjarri po vazhdon të përhapet pavarësisht angazhimit maksimal në nivel kombëtar. Përveç forcave zjarrfikëse të pushtetit vendor, për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe helikopteri “Cougar”, por era e fortë po e pamundëson lokalizimin e vatrave të zjarrit.

Gjatë gjithë natës operuan rreth 60 forca zjarrfikëse me 20 mjete zjarrfikëse, ndërsa të martën u angazhuan edhe 150 forca operacionale me 40 mjete zjarrfikëse. Mjetet zjarrfikëse kanë mbërritur edhe nga Mirdita, Tirana, Kamza, Berati, Fieri, Lushnja, Vau i Dejës dhe Shkodra.

 

Në orët e mbrëmjes, në vatrat e zjarrit në Shëngjin kanë arritur dy avionë italianë “Canadair”, të dërguar pas kërkesës drejtuar Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile.

Por, pavarësisht angazhimit të forcave e mjeteve shtesë, situata në zonën e Shëmgjinit vazhdon të jetë alarmante. Autoritetet vendore dhe ato të emergjencave civile kanë nisur evakuimin e banorëve në zonat më të rrezikuara nga zjarri.

Ministri i Brendshëm në detyrë, Taulant Balla, bëri të ditur se aktualisht në Shëngjin janë aktive 5
vatra zjarri, ndërsa më problematike janë vatrat e zjarrit në kurorën e gjelbër të
qytetit, në Ranën e Hedhun dhe në Shëngjin.

Ai tha se qeveria shqiptare është në komunikim të vazhdueshëm me vendet e BE-së për të siguruar ndihmë nga ajri. Përveç tjerash, ajo ka kërkuar ndihmë edhe nga KFOR-i në Kosovë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofdtoi se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 20 vatra zjarri, që nga Tropoja e deri në Gjirokastër.

This image has an empty alt attribute; its file name is Zjarret-ne-Malin-e-Shengjinit-2-640x400.jpg

This image has an empty alt attribute; its file name is Zjarret-ne-Malin-e-Shengjinit-1-640x400.jpg

This image has an empty alt attribute; its file name is Zjarret-ne-Malin-e-Shengjinit-3-640x400.jpg

This image has an empty alt attribute; its file name is Zjarri-prane-hotelit-Inheritor-Shengjin-1.jpg

This image has an empty alt attribute; its file name is Zjarret-ne-Malin-e-Shengjinit.jpgThis image has an empty alt attribute; its file name is Zjarret-ne-Malin-e-Shengjinit-4-640x400.png

(r.m.)