Behar Neziri firmos kontratë dyvjeçare me Bajernin e Munihut

Munih, 30 prill 2021 – Futbollisti i ri kosovar Behar Neziri, i cili konsiderohet futbollist me një të ardhme të ndritur, është pjesë e moshave të Bajernit të Mynihut.

Mesfushori 18 vjeçar, i lindur më 6 janar 2006, ka firmosur sot një kontratë 2-vjeçare me gjigantët gjermanë, e cila e mban të lidhur me këtë klub deri në qershor të vitit 2023.

Neziri aktualisht është pjesë e ekipit U-19. Ai është një kandidat serioz për skuadrën e parë. Kontrata e re e provon besimin e drejtuesve gjerman te talenti kosovar, i cili është një nga më të spikaturit tek ekipi U-19.

Behar Neziri është pjesë e ekipit bavarez prej viti 2016. Ai është shtetas i Kosovës dhe i Gjermanisë.

NEZIRI

(r.m.)