Tensionet në Lindjen e Mesme u intensifikuan, ndërsa vendet perëndimore vazhuan t’u bëjnë thirrje qytetarëve të largohen nga Libani mes shqetësimeve për një përshkallëzim të konfliktit në një luftë rajonale. Tensionet janë rritur pas gati 10 muajsh luftë në Gazë dhe vrasjes së dy drejtuesve të grupeve militante Hezbollah dhe Hamas, në sulme të veçanta në Liban dhe Iran javën e kaluar. Këto vrasje sollën kërcënime për hakmarrjeje nga Irani.
Të paktën 44 palestinezë u vranë të dielën nga sulmet izralite në Gazë, sipas zyrarëve të shëndetësisë. Një sulm ajror izraelit goditi dy shkolla në qytetin e Gazës të dielën, duke vrarë të paktën 25 persona, tha agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, ndërsa ushtria izraelite tha se goditi një kompleks ushtarak të Hamasit në ambjentin e shkollave, ndërsa Një sulm ajror izraelit goditi një kamp me tenda brenda një spitali në qendër të Gazës. Ndërkohë një palestinez vrau dy persona në një sulm me thikë në periferi të Tel Avivit.
Ushtria izraelite tha se sulmet kishin në shënjestër një militant palestinez, por më pas ndodhën shpërthime të tjera, që sipas tyre “treguan praninë e armatimit në zonë”.
Spitali në Deir al-Balah është objekti kryesor mjekësor që vepron në Gazën qendrore dhe mijëra njerëz janë strehuar atje pasi kanë ikur nga shtëpitë e tyre në territorin e shkatërruar nga lufta. Një sulm tjetër në një shtëpi pranë spitalit vrau një vajzë dhe prindërit e saj, thanë banorët.
Ndërkohë një sulm me thikë i kryer nga një palestinez vrau dy persona në një periferi të Tel Avivit. Një grua rreth të 70-tave dhe një burrë 80-vjeçar u vranë në sulmin me thikë, sipas autoriteteve izraelite ndërsa policia tha se sulmi u krye nga një militant palestinez, i cili u “neutralizua”.
Tensionet janë rritur pas gati 10 muajve të luftës në Gazë dhe vrasjes së dy drejtuesve të grupeve militante Hezbollah dhe Hamas, në sulme të veçanta në Liban dhe Iran javën e kaluar.
Këto sulme rritën frikën për hakmarrje nga Irani dhe aleatët e tij ndaj Izraelit si dhe për mundësinë e nisjes së një lufte rajonale edhe më shkatërruese.
Franca dhe Italia u kërkuan të dielën qytetarëve të tyre në Liban që të largohen nga vendi për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, thanë ministritë e tyre të jashtme. Po ashtu ministritë e Jashtme të këtyre dy vende kërkuan që qytetarët e tyre të largohen përkohësisht edhe nga Irani, duke pasur parasysh rrezikun e mbylljes së hapësirës së tij ajrore.
Parisi dhe Roma duket se ndoqën hapat e Uashingtonit dhe Londrës, të cilat të shtunën u kërkuan qytetarëve të vet të largohen nga Libani.
Në një tjetër zhvillim, Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi bëri të dielën një vizitë të rrallë në Iran, gjatë së cilës bëri thirrje që t’i jepet fund përshkallëzimit të dhunës dhe që rajoni të mund të jetojë në “paqe, siguri dhe stabilitet”.
Vizita e zotit Safadi në Iran pason kontaktet e vazhdueshme diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj, përfshirë Francën, Britaninë, Italinë dhe Egjiptin të për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Pentagoni tha të premten vonë se ushtria amerikane do të dërgojë zhvendosë një avionësh luftarakë shtesë në Lindjen e Mesme dhe do të mbajë një aeroplanmbajtëse në rajon.
Izraeli është përgatitur për çdo skenar tha kryeministri Benjamin Netanyahu, ndërsa akuzoi grupin militant Hamas për dështimin e negociatave.
“Shteti i Izraelit është në një luftë në shumë fronte kundër boshtit të së keqes, që drejtohet nga Irani. Ne goditëm fort secilin nga krahët e tij. Ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Unë ua përsëris armiqve tanë: ne do të përgjigjemi dhe do të godasim me saktësi. Do të marrë një goditje të fortë çdo akt agresioni kundër nesh, nga çdo front”, thekosoi ai.
Militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1200 persona, kryesisht civilë, dhe morën peng rreth 250 njerëz në sulmin e tyre të befasishëm në Izraelin jugor tetorin e kaluar.
Ofensiva masive e Izraelit e nisur në Gazë ka shkaktuar vdekjen e të paktën 39550 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi dhe që nuk bën dallim mes civilëve dhe militantëve.
Po ashtu lufta ka zhvendosur disa herë shumicën dërrmuese të 2.3 milionë banorëve të Gazës.
Veç Hamasit edhe grupi militant Hezbollah ka shkëmbyer rregullisht zjarr me Izraelin përgjatë kufirit me Libanin që nga fillimi i luftës, në atë që grupi militant thotë se synon të lehtësojë presionin ndaj aleatit të tij të mbështetur nga Irani, Hamasit. Sulmet dhe kundërsulmet e vazhdueshme janë shtuar me shpejtësi muajt e fundit.
(Zëri i Amerikës)