Nga Elmira Muja
Si fillim : Ne shkojmë me shumicen e votës, dhe nëse shumica është e çmendur, njeriu i arsyeshëm duhet të shkojë në spital. (Horace Mann)
Çfarë kemi mësuar nga dy zgjedhjet elektorale?
Ka një të vërtetë midis tyre.
Humbesi nuk do ta pranoje humbjen. Me humbjen e zgjedhjeve te 2017, te gjithe e moren në mbrojtje Lulezim Bashen, duke e llastuar edhe me shume: Le ti japim edhe nje shans. “Shansin” mund ta perdoresh në sport, por jo në politike. Nga zhvillimet brenda dhe jashte PD , kam arritur në konkluzionin se : Drejtuesi i PD mendon se mënyra më e mirë për të shmangur humbjen e zgjedhjeve është të lejojë socialistet të fitojnë çdo çështje të diskutueshme!
Me zgjedhjet e kaluara dhe me keto të fundit drejtuesi i PD tregoi se mund të jetë i gatshëm të humbe disa zgjedhje në mënyrë që të heqe qafe bazën e saj te vjeter dhe të vendose një bazë të re. Kete e ka arritur.
Fatkeqesisht, qe në fillim Basha ishte në vend te gabuar, ( në krye te partise). Arroganca e tij beri te largoheshin shume figura te njohura te PD-së, dhe t’i siguroje PD-së humbje te njepasnjeshme.
Në demokraci, çdo proces zgjedhor është një proces mësimi. Udhëheqja e partise mëson nga zgjedhjet, nga ajo që fiton dhe nga ajo që humb, pastaj përgatitet për betejen tjeter. Cfare u mesua nga humbjet? Asgje!
Në mediat sociale qarkullonin foto te mitingjeve madheshtore te PD me dicituren : Kjo eshte PD e Lulzim Bashes. PD ishte Titanik, Basha e fundosi keqesisht, aty ku nuk ngrihet me.
PD flet vazhdimisht për vlerat që ka, pavarësisht nëse janë pro apo jo. Realiteti është, se ne po humbasim gjithnjë e më shumë zgjedhje.
Këto nuk ishin zgjedhje ku do të ndaheshin dhurata . Ishin zgjedhje ku populli shqiptar do të divorcohej me djallin .
Kjo nuk do të ndodhë kurrë me Lul Bashen si drejtues i PD. Me të PD perjetesisht do të jetë në opozite.
Nga zhvillimet politike në vende te ndryshme të botes , mesojme se :
Udhëheqja e nje partie nuk ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme, ka të bëjë me pergatitjen e gjeneratës se ardhshme.
Une mendoj se Lulzim Basha e ka humbur kete te drejte. Ai eshte “groomed“ nga Soros per ta shkaterruar opoziten dhe per ta lene perjetesisht në pushtet satanin Rama.
Basha duhet detyrimisht te ike. Doreheqja eshte akti me i mire në karieren e tij si nje politikan i deshtuar!
Dhe ne fund per despotin diabolik Rama: diktatoret kane te njejten fytyre, asgje nuk ndryshon ndermjet tyre dhe thenia e nje diktatori te shkon shume per shtat: Njerëzit që hedhin voten nuk vendosin asgjë. Njerëzit që numërojnë votat vendosin gjithçka. (Joseph Stalin)