DASH për incidentin me Osmanin në Shkup: Nuk komentojmë derisa vazhdojnë hetimet

Uashington, 8 gusht 2024 – Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se është i informuar për incidentin me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin Ndërkoimbëtar të Shkupit, por nuk ka dashur të komentojë.

“Ne i kemi parë raportet, por nuk do të komentojmë gjatë vazhdimit të hetimeve”, thuhet në një përgjigje të DASH-it për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase.

Në fakt, Dash është pyetur për përgjegjësinë e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, i cili e kishte dërguar në aeroport shefin e sigurisë personale të tij, ku ka ushtruar presion ndaj sigurimit të aeroportit për të shkelur protokollin e sigurisë.

Presidenca e Kosovës ka thënë se kryeparlamentari Gashi është njoftuar se sigurimi i aeroportit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal Presidentes Osmani dhe është sjellë me arrogance ndaj saj. Vetë  Gashi ka thënë se ai e ka dërguar shefin e sigurisë së tij në Aeroport për të kejkaluar situatën e krijuar me Presidenten Osmani.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka bërë kallëzim penal kundër shefit të sigurirë së kreparlamentarit Gashi, për veprat penale: “Rrezikim i sigurisë” dhe “Pengim i zyrtarit gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. Po ashtu, ka propozuar fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe për pezullim të tij nga detyra deri në përfundimin e procedurës disiplinore.

Ndërkaq për dy pjesëtarë të policisë ka rekomanduar fillimin e procedurës për “shkelje të urdhrit të punës dhe disiplinës, për shkak të ekzekutimit të urdhrit të kundërligjshëm, kryerjes së pakujdesshme të detyrave të punës dhe dëmtimit të reputacionit të policisë”.

(r.m.)