Kthehet në Spanjë lideri separatist katalonas, Carles Puigdemont

Barcelonë, 8 gusht 2024 – Ish-presidenti i rajonit të Katalonisë, Carles Puigdemont, është kthyer në Spanjë, pas 7 vjetësh në mërgim.

Puigdemont, i cili ishte arratisur nga vendi në vitin 2017, iu drejtua turmës së mbështetësve në Barcelonë, të enjten në mëngjes.

“Kam ardhur sot që t’ju kujtoj se ne jemi ende këtu,” deklaroi ai, ndër të tjera.

Ai ka njoftuar se do të marrë pjesë në seancën e Parlamentit të Katalonisë në Barcelonë, kur do të zgjidhet presidenti i ri i rajonit. President i Katalonisë pritet të zgjidhet socialisti Salvador Illa.

Puigdemont është pritur si hero nga një numër i madh qytetarësh, shumë prej të cilëve kanë mbajtur flamujt e Katalonisë dhe fotografinë e liderit të tyre të munguar në Kataloni.

This image has an empty alt attribute; its file name is Pritje-per-Carles-Puigdemoint-Barcelone-640x400.jpg

Carles Puigdemont me shumë gjasë do të arrestohet, pasi ndaj tij është në fuqi një urdhërarrest i lëshuar në vitin 2017.

Puigdemont është një separatist katalanas nga partia “Junts per Catalunya”. Në periudhën 2016-2017, ai ishte President i rajonit të Katalonisë. Ai ishte larguar nga Spanja për t’iu shmangur arrestimit për rolin e tij në organizimin e Referndumin pës shkëputjen e Katalonisë nga Spanja dhe ishte vendosur në qytetin e vogël belg, Ëaterloo, ku kisjhte nisur të vepronte si “qeveri në mërgim” e Katalonisë.

Sivjet, në prag të zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Spanjës e miratoi ligjin për amnisti që pritej të përfshinte edhe amnistinë për separatistët katalanas. Por, Gjykata e Lartë e Spanjës e la në fuqi urdhërarrestin për Puigdemontin, me arsyetim se separastistët nuk përfitojnë nga ligji për amnistinë.

(r.m.)