Lloznicë (Serbi), 8 gusht 2024 – Konfirmohet se personi i vrarë nga policia serbe në periferi të Lloznicë, në perëndim të Serbisë, më 19 korrik, është Faton Hajrizi, i arratisuri nga burgu I Srekonicës, në Kosovë.
Konfirmimi është bërë pas analizimit të materialit të marrë nga strishoja e nënës së Fatonit. Konfirmimi është bërë pas analizës së materialit gjenetik të nënës së Fatonit.
Kufoma e Fatonit gjendet në morgun e Lloznicës. Avokati Arianit Koci, i cili është person i autorizuar nga familja Hajrizi, gjendet në Lloznicë në përpjekje për të kthyer kufomën në Kosovë, ka thënë se se ai ka parë kufomën dhe e ka konfirmuar identitetin e tij.
Koci ka thënë se është në përfundim të procedurave për tërheqjen e kufomës nga morgu dhe sjelljen e saj në Kosovë.
“Jam në procesin e përfundimit të procedurave për tërheqjen e kufomës,” ka thënë ai.
Faton Hajrizi u vra më 19 korrik, në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës. Dyshohet se një ditë më herët, ai e kishte vrarë një polic serb dhe e kishte plagosur një tjetër, në përpjekje që të shmangte rrezikun e arrestimit eventual.
Dyshohet se Hajrizi po udhëtonte nëpër Serbi në drejtim të Gjermanisë. Në vendin ku qëlloi me armë dy zyrtarët policorë serbë u gjetën dy dokumente përsonale të vëllait të tij, Artanit, i cili jeton e punon në Gjermani. Artani është paraqitur vetë te autoritetet gjermane, ku ka deklarruar se Fatoni kishte qenë në banesën e tij për pak kohë dhe ia kishte vjedhur dokumentet identifikuese të tij. Deri më tani nuk është bërtetuar nëse Fatoni ka qenë në Gjermani.
Faton Hajrizi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës më 6 korrik. Ai ishte në vuajtje të dënimit për vrasjen e një pjesëtari rus të policisë së UNMIK-ut, në vitin 2000, kur ishte vetëm 15 vjeç.
Gjatë vuajtjes së dënimit ai ishte arratisur edhe tetë herë të tjera nga burgje të ndryshme në Kosovë. Të paktën tri herë ishte dënuar nga dy gjykata për vepra penale të kryera gjatë kohës që ishte në arrati, përfshirë vrasje, tentim-vrasje, vjedhje dhe plaçkitje.
(r.m.)