Bedri Hamza u prit në Departamentin e Shtetit nga emisari amerikan për Ballkanin, Alexander Kasanof

Uashington, 9 gusht 2024 – Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, I cili gjendet në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 9SHBA) është ptirut në takime me zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit, në Uashington.

Hamza, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ai e ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e ri të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Alexander Kasanof.

Ai ka theksuar se me z. Kasanof, i cili e zëvendëason në këtë detyrë Gabriel Escobarin, ka zhvilluar një diskutim me interes për “sfidat në peizazhin e ri gjeopolitik botëror”.

“Pata takim të rëndësishëm dhe të ngrohtë në State Department, me udhëheqësin e ri të diplomacisë amerikane në Ballkan, Alexander Kasanof. Jam tejet i nderuar që jam lideri i parë nga Ballkani që po e takoj z. Kasanof, prej kur ka ardhur në detyrën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Ballkanin Perëndimor. Eksperienca unike e tij e bëri shumë të dobishëm diskutimin e sfidave në peizazhin e ri gjeopolitik botëror”, ka shkruar Hamza.

Ai ka thënë se me z. Kasanof janë pajtuar “për nevojën thelbësore për bashkëpunim, koordinim dhe parashikueshmëri në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në”.

Hamza, i cili është nominuar kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër të vendit, ka thënë se në takim e ka prezantuar programin e qeverisjes në Kosovë, në qoftë se zgjidhet kryeministër.  

“Ndërsa unë e prezantova planin e qeverisjes sime të fokusuar në zhvillim të hovshëm ekonomik, me investime strategjike, me rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe anëtarësimin në NATO, ku mbështetja e SHBA-së do të jetë përcaktuese. Kemi shumë punë për të bërë dhe kemi humbur shumë kohë, por jam më i bindur se kurrë se në Amerikë i kemi shtyllat kryesore të përkrahjes dhe mbrojtjes. Takimin e përfundova me optimizëm që konfuzioni politik i qeverisjes në Kosovë dhe gabimet e njëpasnjëshme medoemos do të revidohen, që të fokusohemi në rezultatet konkrete për qytetarët tanë dhe jo në krijim të dramave që nuk sjellin asgjë, pos izolim dhe injorim”, ka shkruar ndër të tjera Hamza.

Në takim ka qenë e pranishme edhe Drejtoresha për Evropën Juglindore, Colleen Hyland, e cila ka shërbyer në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

May be an image of 4 people

(r.m.)