Osmani uron Pashkët: Festat si këto janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore

Prishtinë, 2 maj 2021 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar festën e Pashkëve besimarëve ortodoksë të Kosovës.

“Festat si kjo janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit me të cilat çdo betejë fitohet, ngjallet shpresa për të ardhmen”, thuhet ndër të tjera në urimin e Presidentes Osmani.

“Kremtet tona tradicionalisht janë shquar për solidaritet të ndërsjellë. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje! Pashkë të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë!”, thuhet në mbyllje të urimit.

Urimi i plotë i Presidentes Osmani: 

Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Ringjallja, ringritja dhe shpresa janë elementet kryesore të kësaj feste, e cila edhe këtë vit po kremtohet në rrethana jo të lehta për secilin prej nesh.

Nëpërmjet solidaritetit dhe urimeve virtuale, sot besimtarët do të mund ta përçojnë mesazhin e Pashkëve, duke respektuar masat anticovid dhe duke uruar që festimi i radhës  nuk do të na gjejë të distancuar fizikisht.

Festat si kjo janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit me të cilat çdo betejë fitohet, ngjallet shpresa për të ardhmen!

Në këtë ditë feste, duhet t`i kujtojmë ata që po bëjnë të pamundurën për t`i zvogëluar humbjet dhe dhimbjet nga pandemia.

Kremtet tona tradicionalisht janë shquar për solidaritet të ndërsjellë. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje!

Pashkë të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë!

(r.m.)